Një delegacion i bizneseve nga Bullgaria i udhëhequr nga Aleaksandar Yovçev, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe prodhues e biznese vendase.
Temë kryesore e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve bullgare me ato kosovare dhe gjetja u mundësisë së investimeve në të dy vendeve.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky takim ndërmjet biznesve nga Bullgaria dhe Kosova ka rëndësi të madhe dhe me shpres që do të ketë rezultate konkrete, shkruan RTK-ka.
“Kosova çdo ditë e më tepër po bëhet një vend interesant dhe tërheqës, për investitorët nga Bullgaria, por edhe nga vendet e tjera, pasi që këtu klima investive është shumë më e përshtatshme se në shumë vende të tjera”, tha Agim Shahini.
Ndërsa i pyetur nga bizneset bullgare për ikjet e fundit të qytetarëve nga Kosova, Agim Shahini, tha se është ky fenomen i të gjitha vendeve ballkanike që të ikin në vendet e Bashkimit Evropian për të gjetur jetë më të mirë.
Aleksandar Yovçev, udhëheq i delegacionit të biznesve nga Bullgaria, tha janë në Kosovë për të diskutuar e thelluar bashkëpunimin me bizneset vendëse.
“Ne po vijmë këtu për të investuar, kurse politikat për investime duhet të jenë më atraktive, më të lira sesa në disa vende ballkanike në mënyrë që ne t’i përballojmë më lehtë konkurencës”, tha Yovçev.
Ai kërkoi që të zbriten taksat për lëndë të parë dhe teknologji prodhuese, në mënyrë që bizneset bullgare të jenë më shumë të interesuara për investime në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.