Një nga pyetjet më të shpeshta me të cilat përballet dikush që blen një smartphone të ri apo tablet lidhet me dallimet midis sistemit operativ iOS dhe Android.
Edhe pse të dy sistemet kanë pika të forta dhe të dobëta, ndryshimet mes iOS dhe Android në këtë artikull mund t’ju ndihmojnë që të vendosni se cili do të jetë smartphone apo tablet që do të blini, nëse e mbështesni zgjedhjen në disa faktorë që përcaktojnë thjeshtësinë dhe cilësinë e përdorimit të pajisjes.
1. Çmimi
Pajisjet me sistem operativ iOS kushtojnë më shumë se pajisjet me sistem operativ Android. Natyrisht, çmimi varet nga modeli që do të blini. Arsyeja e parë që e shtyn një përdorues të zgjedhë një telefon Huawei dhe jo një iPhone është pikërisht çmimi. Në treg ka mijëra smartphone dhe tablet Android me karakteristika teknike më të mira se pajisjet Apple dhe me çmim më të ulët. Pra është e pashmangshme që një përdorues me një buxhet të kufizuar të zgjedhë një smartphone Android i cili ka dalë kohët e fundit dhe jo një iPhone apo iPad të disa viteve më parë.
2. Transferimi i të dhënave dhe Bluetooth
Transferimi i të dhënave është vërtet i thjeshtë nëse përdorni një smartphone Android: mund të përdorni një kabllo USB apo lidhjen Bluetooth për t’i dërguar thuajse çdo lloj të dhëne kujtdo. Nuk janë të nevojshme konfigurime të gjata, me një lidhje të pajisjeve mund të dërgoni fotografi, video dhe dokumente thjesht dhe shpejt. Sot, iOS ka kufizime të shumta për transferimin e të dhënave me kompjuter apo pajisje të tjera që janë të ndryshme nga iPhone apo iPad. Ju nevojitet patjetër iTunes për të sinkronizuar përmbajtjet kurse shkëmbimi i të dhënave wireless mund të bëhet vetëm me pajisje të tjera iOS apo macOS, nëpërmjet një shërbimi që quhet AirDrop.
3. Cloud-idhe backup-i
Për të njëjtën arsye të përmendur më sipër, kryerja e backup-eve periodikë me iPhone mund të jetë shumë e vështirë nëse nuk keni prakticitet me iTunes. Ndërsa Android ju lejon ta menaxhoni pajisjen si një mjet i thjeshtë arkivimi i jashtëm dhe të ruani në mënyrë përzgjedhëse apo të plotë të gjithë përmbajtjen e saj në një pajisje tjetër – iOS e kufizon backup-in vetëm nëpërmjet iTunes dhe iCloud.
Meqë ra fjala për shërbimet cloud, pavarësisht se Google vë në dispozicion Drive, iCloud është zgjidhja më e sigurt dhe e thjeshtë për t’u përdorur, për të sinkronizuar kontaktet, axhendat, albumet fotografikë dhe të dhëna të tjera nga iPhone, iPad dhe Mac. Mjafton të konfiguroni account-in iCloud të pajisjeve që zotëroni, për të menaxhuar gjithë të dhënat, sitë ishit duke përdorur një pajisje të vetme.
4. Përditësimet, root dhe downgrade
Gjatë viteve të fundit, Apple ka rritur frekuencën e përditësimeve të versioneve të reja iOS, por nuk e lejon përdoruesin të bëjë downgrade, ta përdorë pajisjen si përdorues root dhe të bëjë instalime të versioneve të veçanta të përmirësuara nga zhvillues të jashtëm nga kompania. Edhe pse janë procedura jozyrtare dhe pak të sigurta, përdoruesit e Android kanë më shumë liri zgjedhje se cilin sistem operativ të instalojnë në pajisjen e tyre (edhe versione jozyrtare që suportohen nga modeli në fjalë) apo të bëjnë “një hap pas” (downgrade) nëse do të kishin probleme pas një përditësimi.
5. App store alternativë
Mund të konsiderohet një nismë e papërshtatshme dhe e kufizuar, por Apple nuk e lejon instalimin e marketplace të ndryshëm nga App Store, për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur problemet me sigurinë dhe sulmet nga hacker-at. Aptoide, Mobogenie, AppMarket dhe shumë emra të tjerë janë store (dyqane) dixhitalë alternativë të disponueshëm për sistemin operativ Android, që u ofrojnë mundësinë atyre që zotërojnë një smartphone apo një tablet me sistemin operativ të Google të marrin aplikacione nëpërmjet një kanali të ndryshëm nga PlayStore.
6. Siguria
Në botë ka më shumë se 77 milionë iPhone aktivë, por hacker-at nuk e kanë të thjeshtë të zhvillojnë malware që të sulmojnë pajisjet Apple, iOS apo macOS.Gjatë viteve kanë qenë vërtet të pakta rastet në të cilat disa bug të sistemit operativ të Apple kanë vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve.
Mund të themi që iOS është më i sigurt se Android – kjo falë një kanali të vetëm zyrtar për të marrë aplikacionet që bëhen të disponueshme nëpërmjet një procesi të gjatë dhe kontrolli cilësor. Përdorimi i store alternativë apo instalimi i aplikacioneve të paautorizuara dhe të shkarkuara nga burime pak të besueshme rrit ndjeshëm rrezikun nga një hacker.
7. File Manager
Në versionet më të hershme të iOS ishte prezantuar aplikacioni File, një zgjidhje e dobishme për të menaxhuar të dhënat e arkivuara në pajisje, por ideja ndryshon mjaft nga filemenager të disponueshëm për telefonat Android. Në fakt, në çdo pajisje Google është e pranishme një file menager, por nëse nevojat tuaja janë të ndryshme dhe kërkoni një zgjidhje më të plotë apo të thjeshtë për t’u përdorur, mund të shkarkoni nga Play Store alternativa më të vlefshme, në mënyrë që të menaxhoni materialet tuaja pa ndonjë kufizim.
Burimi: Business Insider