Për një kohë të gjatë, që nga dita që doli për herë të parë në treg, iPad ka qenë duke u përpjekur për të gjetur një qëllim.
iPad, me kalimin e viteve dhe me përmirësimin e produktit, shquhet si shumë i lehtë për të lundruar në internet, për të parë filma, për të lexuar libra, por si madhësi, janë shumë më të mëdhenj për ta marrë me vete si një iPhone, por edhe shumë të vegjël dhe të kufizuar, për të realizuar ndonjë punë serioze si me një Macbook.
Por me iOS 9, update i ardhshëm i sistemit operativ të Apple për iPhone dhe iPad, iPad do të marrë shumë më tepër fleksibilitet, shkruan Bussines Insider.
Për të qenë më të saktë, ai do të marrë të gjitha virtytet e një PC.
Veç kësaj, kompania Apple pritet të lançojë në fund të këtij viti Ipad Pro, i cili pritet të jetë tableti më i madh, me ekran shumë cilësor dhe Force Touch, si dhe lapsin dixhital.
Sipas këtyre spekulimeve, Apple pritet që në të njëjtën kohë të lançojë edhe versionet e reja të pajisjeve të saj, si laptopin e ri MacBook Air.
iOS 9, ja cilat pajisje mund ta përdorin
Apple, gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, zbuloi disa nga veçoritë e reja që iOS 9 do të sjellë te përdoruesit. iOS 9 sjell disa aplikacione të reja, shkruan Mac World.co
Ky version i ri iOS ofron një qendër kontrolli për t’u qasur më shpejt në aplikacionet apo programet e përdorura më shpesh. Një veçori e re e quajtur “Rootless” do të ofrojë kodim të skedarëve iCloud për aplikacionet e Apple. Ai do të ndalojë viruset dhe do të ruajë të dhënat e rëndësishme. Apple zbuloi edhe pajisjet që do të mund të përditësohen me këtë sistem operativ. Ato janë: iPad 2, iPad Air 2, iPad mini, iPad mini 3, iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPod touch gjenerata e pestë.
Pajisjet më të vjetra të Apple, si iPad 2 dhe iPhone 4s, do të operojnë me një version më pak të mirë të iOS 9, i cili nuk do të ketë të gjitha veçoritë moderne, megjithatë do të funksionojë më mirë se iOS 8. Ky “version bërthamë” mund të pritet më mirë, pasi pajisjet që fuqizohen nga çipi A5 nuk po funksionojnë mirë me versionin iOS 8.3. iOS 9 do të zërë vetëm 1.3 GB hapësirë, kështu ai mund të instalohet shumë lehtë te pajisjet që kanë pak hapësirë të brendshme