Sektori i fabletëve ose siç njihen si smartfonët me diagonale të madhe (mbi 5 polësh)ka pasur vitet e fundit sukses të admirueshëm, aq sa e ka shtyrë edhe Apple t’u përshtatet kërkesave të konsumatorëve.Duke ndjekur këtësjellje të tregut, kompania së fundmi ka prezantuar iPhone 6 Plus, me panelin tij 5.5 polësh me rezolucion Full HD e që synon të konkurrojë në mënyrë të drejtpërdrejtëGalaxy Note tëSamsung.
Tiparet teknike të6 Plus janë pothuajse të ngjashme me atë të “vëllait të vogël” iPhone 6. Procesori është i pajisur me A8, dual-core 1.4 GHz, që shoqërohet me një procesor dytësor M8 të krijuar për elaborimin e të dhënave që sjellin sensorët. Skeda grafike ështëPowerVR GX6450 quad-core dhe e pajisur me RAM 1 GB.Memoria e brendshme llogaritet në: 16, 64 ose 128 GB, por që nuk është e zgjerueshme.
E reja kryesore ka të bëjë me ekranin që ka një diagonale prej 5.5 polësh dhe ofron rezolucion 1.920×1.080 piksel, duke arritur kështu standardin e Full HD dhe duke ofruar densitet 401 ppi, duke kaluar atë tëiPhone 6 (326 ppi).
Hapësira më e madhe në dispozicion ka lejuar integrimin e një baterie më të fuqishme, 2.915 mAh.
Sa u përket antenave dhe sensorëve në këtë model do të gjeni: açelerometrin, xhiroskopin, busullën, GPS, ID-në me prekje, ndërsa si “hyrje të reja” përmendim NFC-në dhe barometrin, Wi-Fi me standard 802.11ac e Bluetooth 4.0.Gjithashtu ofrohet ndërlidhja 4G LTE deri në150 Mbps në shkarkim e 3G/2G multi-band për të dhënat HSPA+ dhe thirrjet.
Përmasat janë më të mëdha sesa modelet e ngjashme, gjë që e bën iPhone 6 Plus relativisht të madh dhe të menaxhueshëm me vështirësi me një dorë.
Fotokamera ballore është identike me atë tëiPhone 6 versioni standard, pra ofron rezolucion 1.2 megapiksel për imazhet statike dhe 720p30 për i filmimet.
iPhone 6 Plus është kështu “aventura” e parë e Apple në sektorin phablet e qëështë pozitive.Natyrisht përmasat e iPhone 6 Plus e bëjnë atë njëprodukt të ndryshëm nga ato të prodhuara nga “Molla”, e që mund të përcaktohet si një model hibrid mes tradicionalit iPhone dhe të vlerësuarit iPad Mini.
Të mirat:Ekran i shkëlqyer full HD, autonomi e mirë, dizajn elegant
Të këqijat:Çmim i lartë, cilësi zëri e përmirësueshme, memorie bazë16 GB, vështirësi në menaxhimin me një dorë
Të përgjithshme:Apple ka hyrë në tregun phablet duke krijuar të parin iPhone me ekran Full HD 5.5 polësh, procesor A8 dhe njëkamerë të shkëlqyer 8 megapiksel.
Çmimi:839 euro