Të mirat: Në aspektin harduer, përdoruesi do të mund t’i gëzohet një procesori A8quad-core, një chip-i M8 me funksione të reja për analizimin e spostimeve, një fotokamere f/2.0 dhe një lexuesi të besueshëm të shenjave të gishtave Touch ID.
Të përgjithshme: Do të jetë smartfoni i gjeneratës së fundit, risitë shfaqen kryesisht në aspektin e dizajnit, që është mes iPad Air e iPod Touch, por edhe për përfshirjen në të të kristaleve të zafirit.
Çmimi:700 – 1,000 euro
iPhone 6 do të tregojë sesi do të jetë gjenerata e ardhshme e smartfonëve të “mollës së kafshuar” dhe që parashikohet të prezantohet në shtator. Emri nuk është ende i sigurt, ndaj dhe ka të ngjarë që mund të quhet edhe iPhone Air.Nuk do të jetë thjesht një rifreskim i versionit të mëparshëm, por një aparat tërësisht i riformatuar në aspektin estetik dhe ndoshta mund të ofrohet me dy versione të ndryshme të ekranit. Ka të ngjarë që aparati që do të ketë ekran 4.7 polësh të mund të hidhet në treg në mesin e muajit shtator, ndërsa tjetri 5.5 polësh do të mund të mbërrijë vetëm gjatë pushimeve dimërore.
Duke ndjekur traditën, Apple synon të rifreskojë çdovit linjën e vet, ndaj dheiPhone 6 do të mund të dallohet nga i mëparshmi mbi të gjitha për pamjen e jashtme. Ndërsa risia më e madhe do të ketë të bëjë me prezantimin e dy modeleve me ekran të ndryshëm.Rezolucioni do të jetë i tipit super-Retina, i barabartë me 1704×960 piksel, të paktën për modelin bazë.E në fakt mësohet se ky smartfon do të jetë një hibrid mes iPad Air e iPod Touch, në një trup alumin dhe me forma të rrumbullakëta shumë të përafërta me tabletët. Smartfoni do të jetë shumë i lehtë dhe në të nuk do të mungojnë WiFi, Bluetooth e 4G.
Nga ana tjetër do të ketë përmirësime te butoni i ndezjes, te altoparlantët dhe ndoshta do të ketë rikonfigurim të folesë 3.5 mm. Ngjyrat në të cilat do të hidhet në treg do të jenë të njëjta: e artë, e argjendtë dhe gri.
Paneli i përparmë i iPhone 6 do të ketë në përbërje kristale zefiri, një material shumë rezistent dhe që nuk lejon gërvishtjet që përdoret gjerësisht edhe në industrinë e orëve.
Procesori te të dy modelet do të jetë A8 e M8 dhe do të ketë të reja edhe sa i përket chip-eve që do të jenë të prodhuar nga partneri i ri “Taiwan TSMC”.Procesori, përveçse do të jetë në gjendje që të identifikojë lëvizjet, mund të marrë edhe funksione gjeografike, si identifikimi i makinës në parkim edhe në mungesë të sinjalit GPS.
Edhe Touch ID 2, lexuesi dixhital i shenjave, do të jetë i përmirësuar. Mësohet se fotokamera e përparme e iPhone 6 do të jetë 1080p, ndërsa e pasmja do të arrijë të paktën 13 megapiksel, duke garantuar një përftim perfekt të dritës. Hapja e fokusit do të jetë f/2.2. Sa i përket RAM-it do të jetë më shumë se 2 GB, ndërsa memoria do të jetë ajo klasike: 16, 34 ose 64 GB.
“Zemra” e iPhone 6 do të jetë iOS 8 dhe do të paraqesë prezantime interesante, ndër të tjera edhe mundësinë për të përdorur tastiera të prodhuara nga palë të tjera.
Përgatiti: Ilir Sinanaj