Sa më shumë afrohet dita e daljes së iPhone 8, në shtator, aq më shumë lajme qarkullojnë në internet rreth modelit të ri të Apple. Burime pranë kompanisë kanë konfirmuar se çmimi do të jetë rreth 1000 euro. Ndërkohë në internet shfaqen pamjet e para të kapakëve.
Çmimi i iPhone 8 është një ndër çështjet që ka ngjallur më shumë diskutime ndër ekspertët e fushës. Analisti Steven Milunovich ka bërë disa parashikime për iPhone 8 ose iPhone X. Çmimi i tij do të variojë midis 850 – 1000 euro. Megjithatë, në muajt e fundit, analisti i ka rishikuar disa herë parashikimet e tij, duke fiksuar një shifër më shumë se 1000 euro për çmimin final, për versionin me memorie të brendshme 256 GB. Sipas Milunovich midis dy modeleve, diferenca varion 150-160 euro.
Parashikime për çmimin e iPhone 8
Megjithatë, jo të gjithë e mendojnë njësoj. Simona Jankowski, analiste në Goldman Sachs, për shembull ka parashikuar një çmim final pak më pak se 1000 euro për modelin me memorie të brendshme 128 GB.
Ndërsa modeli me memorie 256 GB do të kushtojë rreth 100 euro më shumë.
Pjesa më e madhe e analistëve i bazojnë parashikimet e tyre në koston e elementeve të reja: ekrani më i madh OLED, fotokamera e pasme e dyfishtë. Por të gjithë janë të një mendjeje, që iPhone i ri do të kushtojë pak a shumë 1000 euro. Ky do të jetë telefoni më i shtrenjtë i të gjithë kohërave – kujtojmë se iPhone 7 Plus kushton pak më shumë se 900 euro.
Kapakët e rinj
Sa i përket kapakëve nuk janë prodhuar nga Apple po nga shoqëri të treta. Në internet është publikuar një imazh me tre modele kapakësh, falë një burimi të brendshëm në Foxconn.
Foxconn është një kompani shumëkombëshe, prodhuesi më i madh i pajisjeve elektrike dhe elektronike. Të tre cover janë të ndryshme në varësi të madhësisë së modelit.
Kapaku i parë është imitim i drurit dhe ka një hapësirë për fotokamerën e dyfishtë horizontale. Kapaku i dyti është në silikon, i kuq, hapësira për fotokamerën e dyfishtë është vertikale. Kapaku i tretë edhe ai është imitim i drurit, por më i sigurt dhe e ka hapësirën për fotokamerën e dyfishtë vertikalisht.