iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Prej kohësh mbajmë sytë të përqendruar te modeli që do të shënojë 10-vjetorin e Apple. Sipas një burimi të Fast Company, telefoni i ri i Apple do të kushtojë më shumë se 1 mijë euro. Kjo gjë nuk të çudit aspak, duke qenë se çmimi i iPhone 7, modeli me ekran më të madh dhe me dy kamera, nis nga 939 euro dhe arrin deri në 1,1159 euro. Pra është e qartë që iPhone 8 do të kushtojë më shumë.
Një ndër arsyet kryesore për rritjen e çmimit të iPhone është padyshim ekrani Oled, me një teknologji që do të lejojë një cilësi më të lartë, një kontrast më të thellë, por edhe një kursim të ndjeshëm energjie.
Ekrani Oled nuk është karakteristika e vetme interesante e iPhone 8 ose iPhone X siç shumë e quajnë, duke iu referuar përvjetorit të dhjetë. Ndër zërat e fundit është prania e fokusit “stacking”, një teknikë e importuar nga fotografia, që ju lejon të fotografoni të njëjtin subjekt duke pasur mundësinë e vendosjes së disa fokuseve njëherësh. Do të jetë automatik e do të mjaftojë të shtypni butonin për t’ia lënë gjithçka në dorë telefonit. Qëllimi është unifikimi i disa kornizave (fokuseve) për të pasur më shumë subjekte në fokus, një gjë shpesh e pamundur me një shkrepje të vetme. Në rastin e iPhone 8, fokusi “stacking” do t’ju lejojë të shkrepni edhe vetëm një foto e të zgjidhni më pas fokusin.
Në aspektin e dizajnit është e natyrshme që duhet të presim ndryshime të shumta. Në fund të fundit, që prej iPhone 6 dizajni mbetet në thelb i njëjti. Për iPhone 8 parashikohet një ekran pa kornizë. Që prej iPhone 7, butoni “Home” është virtual. Kështu që tek iPhone 8, butoni fizik “Home” mund të dalë përfundimisht në pension. Ai do të zëvendësohet nga një sensor i ndjeshëm në të gjithë ekranin. Po ashtu flitet edhe për një model me ekran të përthyeshëm. Duket e pamundur, por megjithatë Android të ndryshëm e kanë prej kohësh një të tillë.
Pritet një kamerë e dyfishtë tek modelet me ekran të madh, por jo tek Apple me ekran të vogël. Sipas analistit Ming-Chi Kuo nga KGI, një nga personat më të informuar tek Apple, telefoni me ekran të vogël do të vijojë të ketë një kamera, ndërsa ata me ekran më të madh do të kenë dy të tilla.
Ndër të tjera, duket se ka ardhur momenti që edhe iPhone 8 të përdorë karikimin me wireless.
Ashtu si Galaxy Note 7, edhe iPhone mund të ketë opsionin për skanimin e Irisit. Kjo është një ndër metodat më të sigurta për të zhbllokuar telefonin, edhe pse nuk është ndër më të shpejtat dhe komodet.
Dhe së fundi, data e daljes në treg. Me shumë gjasa iPhone 8 do të dalë në javën e dytë të shtatorit, por ka zëra se iPhone do të jetë në treg më 29 qershor (dita në të cilën doli në treg iPhone i parë në tregun amerikan.
Burimi: corriere.it