Protagonist i këtij shpërthimi ngjyrash do të jetë varianti me ekran 6,1 inç LCD që do të jetë edhe në ngjyrë gri, të bardhë e të kuqe. Versioni 6,5 inç do të ketë një ngjyrë të artë të re, ndërsa për modelin iPhone X nuk ka të dhëna…
iPhone-t e rinj do të na befasojnë me ngjyra që nuk i kemi parë kurrë më parë. Tashmë është e sigurt, në shtator, Apple do të prezantojë tre modele të reja, si dhe një seri pajisjesh, duke përfshirë edhe Apple Watch e ri. Këto lajme vijnë nga Ming-Chi Kuo, analist i njohur i kompanisë së Apple, cituar nga faqja 9to5Mac. Poshtë gamës së ngjyrave thuhet se do të ketë surpriza interesante. Thuhet se do të jenë shtatë ngjyra.
Duket se modeli me ekran Oled 6,5 inç i iPhone X plus do të ketë ngjyrat klasike, e bardhë, e zezë dhe në ngjyrë ari, edhe pse duket se kjo e fundit do të jetë e riprojektuar.
Ndryshon diskutimi për versionin low cost 6,1 inç që do të hidhet në treg në ngjyrë gri, të bardhë, blu, e kuqe dhe portokalli. Ngjyra portokalli, nëse do të konfirmohej, do të ishte një risi absolute dhe e shumëpritur për kompaninë me seli në Cupertino. Sipas analistëve, ky mendohet se do të jetë versioni bestseller për sezonin e festave të fundvitit.
Ming Chi Kuo nuk dha informacione rreth iPhone X 2018, kjo do të thotë se ky model, për të cilin Apple ka pritshmëri të mëdha në shitje, nuk do të ketë eksperimentime në këtë drejtim.