iPhone ‘ekonomik’ do të dalë me vonesë në treg

30/07/2018 4:13 PM 0 komente

iPhone ekonomik, ai më pak i kushtueshëm se tre modelet e reja që priten në shtator, mund të dalë me vonesë në treg për shkak të problemeve në prodhim.

Këtë e njoftoi analistja Katy Huberty, nga Morgan Stanley, sipas së cilës vështirësitë në lidhje me ndriçimin e ekranit mund ta shtyjnë me një muaj prodhimin në masë të pajisjes.

Sipas parashikimeve të analistes, të publikuara në disa media në SHBA, iPhone më ekonomik, që ndoshta do të quhet iPhone 9, mund të dalë në treg në tetor, ndërsa modelet e tjera top të gamës, në shtator.

Në bazë të këtyre zërave që qarkullojnë prej muajsh, Apple po përgatitet të zbulojë një iPhone X, me ekran 5,8 inç dhe një iPhone X, 6,5 inç, të dy me ekran OLED (rreth 900 – 1000 dollarë). Këtyre do t’u bashkohet edhe një pajisje më pak e kushtueshme me ekran LDC, 6,1 inç (rreth 800 – 900 dollarë)

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz