Rreth një muaj nga dalja e iPhone të ri, një ndër thashethemet e fundit lidhet me teknologjinë e njohjes së fytyrës (Face ID) që thuajse me siguri do të shërbejë për të zhbllokuar pajisjen pa qenë e nevojshme vendosja e fjalëkalimit apo shenjat e gishtave.
Një zhvillues ka zbuluar disa referime me një funksion që do të lejonte madje edhe çaktivizimin e tingujve të njoftimeve me shikim. Njohja e fytyrës do të shërbente edhe për funksione të tjera. Sipas thashethemeve, sensorët mund të jenë kaq shumë të avancuar sa do të lejonin skanimin 3D të fytyrës dhe krijimin e një avatari dixhital në aplikacione për realitetin virtual. Madje Tim Cook, shpesh e ka pohuar interesin e kompanisë drejt kësaj teknologjie.
Një ndër të rejat e shumëpritura është lançimi i jo një, por tre pajisjeve. iPhone kryesor mendohet se nuk do të quhet iPhone 8 por duhet të ketë një tjetër emër – mendohet iPhone AE, ose Anniversary Edition.
Burimi: ANSA