iPhone X Plus, zbulohet koncepti me tre kamera në pjesën e pasme

12/06/2018 5:25 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Brenda vjeshtës së vitit 2018, Apple mendohet se do të hedhë në treg gjeneratën e dytë të iPhone X, të përbërë nga të paktën tre modele. Ndër to, është iPhone X Plus 2018 dhe një iPhone më ekonomik, 6,1 inç me ekran LCD.

Nga këto tre pajisje të kompanisë me seli në Cupertino, modeli për të cilin po flitet më shumë është iPhone X Plus.

Konfirmohet që modeli “top gamës” i shtëpisë së Apple do të ketë tre kamera në pjesën e pasme. Pak a shumë si tek Huawei P20 Pro. Tek iPhone X Plus tre kamerat do të shërbejnë për të nxjerrë në pah detajet në 3D dhe për një zmadhim më të fuqishëm. Tre kamerat e pasme, për momentin, mbeten ekskluzivitet i versionit iPhone X Plus. Kjo do të thotë që tek iPhone X i gjeneratës së dytë do të vijojmë të shohim versionin me dy kamera të pasme.

Thuhet se iPhone X Plus do të ketë ekran 6,5 inç ose më të madh, një detaj që do ta vërë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsung Galaxy Note 9.

iPhone X Plus me tre fotokamera

Tre kamerat në pjesën e pasme nuk do të jenë detaji i vetëm tek iPhone X Plus. Sensorët do të jenë të shumtë edhe në pjesën e përparme të pajisjes, natyrisht është i pranishëm edhe notch. Në pjesën e përparme do të gjejnë hapësirë katër sensorë: dy për fotokamerën e përparme dhe dy të tjerë për ta bërë më të saktë njohjen e fytyrës nëpërmjet FaceID.

Sa i përket modelit më të vogël do të jetë më ekonomik. iPhone me ekran 6,1 inç do të peshojë 146 gramë dhe vetëm një kamerë në pjesën e pasme (përmasat 12 x 71,52 mm). iPhone i vogël megjithatë do të ketë “notch” në ekran.

A mos bëhet fjalë për të shumëpriturin iPhone SE2?

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz