Ishulli i shtrenjtë në formë kapeleje

07/08/2018 12:49 PM 0 komente

Vatuvara dhe ishulli fqinj i Kaibu në Fiji, rreth 13 kilometra larg, janë blerë nga multimiliarderi Jim Jannard në 2009, kundrejt një vlere e cila nuk u bë asnjëherë publike. Menjëherë pas blerjes, ai ndërtoi aty 3 vila superluksoze, të cilat tashmë janë hapur edhe për publikun.

 

Një natë qëndrimi në këto vila supër luksoze kushton rreth 5,375 dollarë amerikanë, duke shpenzuar afërsisht në një javë rreth 37,625 dollarë amerikanë.

Por në këtë çmim përfshihet edhe ushqimi, dhe shumë shërbime të tjera të ofruara në këto vila, të tilla si spa, palestra, pishinat, kurse të ndryshme kërcimi, gatimi etj.

 

Gjithashtu edhe aktivitetet që zhvillohen këtu janë të ndryshme. Të gjithë turistët sipas dëshirave të tyre mund të zgjedhin të lujanë golf, të marrin pjesë në kurse gatimi, për të marrë një shije nga gatimet tradicionale vendase, apo mund të marrin pjesë në kurse kërcimi, të cilat jasnë të shumta.

Dy vilat e para, Vatu dhe Saku, janë ato në të cilat një natë qëndrimi kushton rreth 5,375 dollarë amerikanë, ndërsa vila e tretë, Delana, është më e shtrenjta dhe këtu një natë qëndrimi kushton duke filluar nga 7,250 dollarë amerikanë.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz