Plani për shpëtimin e Monte dei Paschi di Siena, pothuajse është përmbyllur. Në një anë, kemi një bankë të mirë, që është pastruar nga kreditë e këqija dhe tashmë është e aftë të qëndroje mbi këmbët e veta pas rikapitalizimit 3-4 miliardë euro. Ndoshta nën një emër tjetër. Nga ana tjetër, banka e keqe, më një portofol të kredive jo-performuese (NPL) do t’i shitej fondit Atlante. Disa detaje vendimtare për t’u publikuar mungojnë, duke përfshirë edhe aprovimin e Bankës Qendrore Europiane dhe ngrirjen e rishikimit të modeleve të brendshme.
Dje, pas diskutimeve të Bordit Supervizor të BQE, dosja u la në tavolinën e e bordit huadhënës toskan. Kjo ishte rishikimi i parë i propozimeve, duke filluar që nga shitja e kredive të këqija.
Pjesët kyçe të planit janë të qarta. Rreth 9.7 miliardë euro të NPL-ve, ose 26.6 miliardëve duke përfshirë dhe shënimet, duhet të shiten brenda 2018, si një kërkesë e BQE.
Plani ka nevojë për kontributin vendimtar të fondit Atlante, që fillimisht do të injektojë 1.7 miliardë euro të mbetura pas shpëtimit të Bankës Veneto dhe të Bankës Popullore Vicenza. Paratë do të shërbejnë për të blerë gjysmën e kapitalit neto të këstit të sigurimit. Ky transaksion do të shërbejë për të shpërbërë stokun e kredive të këqija.
Pjesë e 9.7 miliardë eurove janë dhe 2 miliardë humbje që Banka MPS do t’i duhet të regjistrojë pas shitje të kredive me një çmim më të ulët se në bilanc.
Kërkesa finale për kapital do të varet nga kontributi i Atlante, si dhe nga çmimi final i shitjes së kredive, i cili përllogaritet mes 0.26 dhe 0.32 euro.
Rënia e kapitalit me 2 miliardë dollarë do të rimëkëmbej nga një shtesë me 1.5 deri në 2 miliardë euro e një pastrimi të mundshëm të kredive të këqija.
Banka MPS do t’i nevojite një kapital 3-4 miliardë euro, që do të mbështet kryesisht mbi garancinë që do të japë Mediobanca dhe JPMorgan.
Kjo është një zgjidhje për tregun, që të mos përdorë asnjë garanci publike për sigurimin, siç kërkohet nga qeveria. Plani gjithsesi ka nevojë për disa interpretime të fundit nga BQE.
Shqetësimet lidhen me faturën që do të lëshojë BQE, që mund të kufizojë bankën MPS për t’i shitur kreditë me një vlerë më të ulët se çmimi i tregut. Ndikimi në treguesit e brendshëm mund të kërkojë një shtim të kapitalit me 2 miliardë euro, duke çuar kapitalin për të cilin ka nevojë banka në 5-6 miliardë dollarë.
Kjo është arsyeja pse në Frankfurt, me mbështetjen nga Mbikëqyrja Kombëtare, një nga mundësitë që po konsiderohet është të minimizoje ndikimin, që do t’i shërbente të gjithë sektorit bankar për të dakordësuar për shitjen e NPL-ve.