Itali, a duhet të frikësohemi për pasoja në Eurozonë?

16/06/2018 10:03 PM 0 komente
Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici

Koalicioni antisistem që po krijohet në Romë nuk i ka fshehur qëllimet për të zbatuar një politikë për rimëkëmbjen ekonomike, duke anashkaluar deficitin dhe borxhin publik, tashmë mjaft i rëndësishëm. Paralajmërimet po shumëfishohen në Europë.

 

Presidenti italian, Sergio Mattarella, të mërkurën ngarkoi Giuseppe Conte, një avokat i propozuar nga antisistemi dhe e djathta ekstreme, të formojë qeverinë e ardhshme, pas 80 ditësh negociata pas zgjedhjeve parlamentare.

Në Bruksel, Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, i bëri thirrje vendit të japë “një përgjigje të besueshme” mbi borxhin publik, i dyti më i madh në Eurozonë pas Greqisë. Pak ditë më parë, paralajmërimet janë rritur nga ana e liderëve europianë dhe tregjet financiare janë të shqetësuar prej projekteve të fituesve të zgjedhjeve legjislative të 4 marsit. Nga çfarë frikësohen ata? Pse këto paralajmërime? Elemente të përgjigjes.

•Program tepër i kushtueshëm

Koalicioni në pushtet në Itali, i përbërë nga Lëvizja 5 yje, një parti antisistem dhe Liga, parti e ekstremit të djathtë, propozon një program në dukje shumë të shtrenjtë. Shkurtime drastike të taksave, vendosja e një të ardhure fikse për të gjithë qytetarët, ulja e moshës së pensionit, ndërkohë që Italia është vendi i dytë me popullsi më të vjetër në botë…

Por edhe shpenzime të tjera publike, si ndërtimi i burgjeve apo rritja e numrit të punonjësve të policisë. Të dyja partitë janë angazhuara për të shpëtuar dhe për të rilançuar Alitalia-n, sepse çmojnë se Italia ka nevojë për një linjë ajrore kombëtare. Ata gjithashtu vënë në dyshim projektin e lidhjes hekurudhore Lion-Torino. Një dorëheqje që mund të kushtojë më shumë se 800 milionë euro, apo ndryshe shuma e ndihmës europiane që tashmë është marrë për këtë projekt.

“Ne nuk e dimë se si do t’i financojnë të gjitha këto. Por gjithsesi, ky program – më shumë shpenzime dhe më pak taksa – vlerësohet më shumë se 100 miliardë euro. Kjo është ekuivalente me 5 pikë të Produktit të Brendshëm Bruto” (PBB), llogarit Céline Antonin, ekonomiste e OFCE (Observatorit Ekomomik Francez) dhe specialiste e Eurozonës. “Sipas asaj që është publikuar, kjo nuk është domosdoshmërisht ajo që do të ndodhë. Por neglizhenca për buxhetin po shqetëson partnerët europianë dhe tregjet financiare”, thotë ajo.

•Problemi i borxhit

Pse këto shqetësime? Italia, fuqia ekonomia e tretë në Europë, është, pas Greqisë, vendi i dytë me më shumë borxhe në Eurozonë. Sipas parashikimit të fundit ekonomik të Komisionit Europian, i publikuar më 3 maj, borxhi publik italian duhet të arrijë në 130.7% të PBB-së në 2018, pastaj 129.7% në 2019, kundrejt 131.8% në 2017.

Vetëm Greqia u përkeqësua me 177.8% të PBB-së këtë vit, pastaj 170.3% në 2019, krahasuar me 178.6% në vitin 2017. “Nëse zbatohet programi M5S dhe ai i Ligës, do të rrisë borxhin dhe mund të zgjerojë deficitin”, shpjegon Eric Dor, drejtor i studimeve ekonomike në Shkollën e Menaxhimit IESEG.

“Ky shtet është veçanërisht i ekspozuar ndaj rrezikut të aftësisë paguese publike”, thotë eksperti. Programi është shumë i shtrenjtë, borxhi mund të shpërthejë dhe deficiti publik të zgjerohet. Një observator i llogarive publike në Itali ka llogaritur se projekti i koalicionit do të rrisë deficitin publik italian nga 108.7 në 125.7 miliardë euro në vit. Kjo është një rritje e deficitit publik nga 6% në 6.9% të PBB-së.

Ky skenar frikëson tregjet financiare, të cilat kanë frikë se Italia përfundimisht do të jetë në gjendje të shlyejë borxhin e saj. Shqetësimet e tyre janë shprehur në ditët e fundit nga një rritje e kostos së huamarrjes nga qeveria italiane për të financuar deficitet e saj. Të mërkurën e kaluar në mesditë, Bursa e Milanos po humbiste 1.7% ndërkohë që marzhi – hendeku tepër i shikuar në Itali midis normave të dhjetëvjeçare italiane dhe gjermane – tejkalon 190 pika (+60 në një javë).

Programi i tyre, ndryshe nga politika e qeverisë së mëparshme, shkon kundër strategjisë aktuale europiane të zhvilluar prej disa kohësh. Ekziston qartë vullneti për t’u larguar nga kuadri buxhetor komunitar. Nëse ata dalin nga kuadri i buxhetit europian, tregjet thonë se mund të krijojnë precedent, që vendet e tjera gjithashtu mund të miratojnë një politikë më tolerante, veçanërisht pasi Italia është fuqia e tretë ekonomike e Eurozonës, me pushtet negociues të fortë, që mund të ndihmojë në zhvendosjen e pozicioneve të politikave fiskale. Prandaj ka nervozizëm”, – shton Céline Antonin.

•A kemi frikë nga një krizë e re në Eurozonë?

Hija e një krize të re të borxhit si ajo që ndodhi në Greqi po ringjallet. Në pamundësi për të rimbursuar disa maturime të borxhit publik, Greqia i hodhi benzinë zjarrit dhe e shtyu normën e interesit në 10 vjet në 44%, në mars të 2012, gjë që ndezi gjithë tregun e obligacioneve, përfshirë Gjermaninë. “Por situata nuk është e krahasueshme me atë të Greqisë”, tha Céline Antonin.

“Italia nuk dëshiron të largohet nga Bashkimi Europian. Dhe ndryshe nga Greqia, Italia nuk ka nevojë për ndihmë europiane për të financuar borxhin e saj, kryesisht të mbajtur nga italianët, e cila është një garanci për stabilitetin. “Pa përmendur faktin që Banka Qendrore Europiane, gjithmonë aktive, do të vazhdojë të blejë obligacione italiane për një kohë më të gjatë. “Apriori, rreziku i një skenari si grekët është mënjanuar”, nënvizon ekonomistja e observatorit ekonomik francez.

“Ky program politik, përmban shumë premtime dhe zgjidhje problemesh”, shton Eric Dor. Dhe nëse do të zbatohej, “në afat të shkurtër, pasojat për shlyerjen e borxhit do ta penalizonin shumë pak vendin”. “Edhe me normat në rritje, për sa kohë që kjo rritje vazhdon të jetë e moderuar, Italia do të vazhdojë të emetojë obligacione të reja me një normë më të ulët sesa obligacionet e maturuara që janë lëshuar me kushte shumë të shtrenjta” shpjegon ai. Ndoshta në fund, do të rezultojë më shumë frikë sesa dëme….

SCAN ECO në Figaro

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of