Industria e verës italiane është në kohën e duhur për të kapur tregun. Në Kinë, shitjet e verës së importit janë rritur, sipas Amedeo Scarpa, kreu i Komisionit Italian të Tregtisë në Pekin.
Në gjysmën e parë të vitit, Kina importoi verë me vlerë më të madhe se 1.1 miliardë euro, më shumë seç importoi Zvicra për gjithë vitin 2015. Ai shtoi se importet totale kineze u rritën me 36% për gjashtë muajt e parë të vitit.
Tregu ka një potencial të jashtëzakonshëm, por në të njëjtën kohë has në vështirësi, ku më e fundit është plani i Kinës, që ende nuk është formalizuar, për të kërkuar gjurmueshmërinë e origjinës së verës së importuar, pa përmendur kontrollet e panumërta të çmimeve të importit në faza të ndryshme të procesit në doganë.
Për sa u përket çështjeve të gjurmueshmërisë, do të jetë e nevojshme të bëhen hapa të koordinuara me BE-në.
Komisioni Italian i Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Ambasadën, po përpiqen të ndihmojnë industrinë duke nisur me një strategji të re kombëtare, për të promovuar ushqimin dhe verën italiane në Kinë.