Italia shënon për vitin 2014 rekordin për presionin fiskal.
Sipas studimeve të “confcommercio”, përqindja e taksave dhe e kontributeve e mbledhur nga shteti mbi PBB-në italiane arrin në 44,1% dhe pritet të shkojë në 53,2 %. Kjo shifër thyen rekordin në shumicën e vendeve në botë.
Ndërkohë ky vit duket se ka shënuar rënie në shumicën e vendeve europiane, të cilat para 2 viteve llogariteshin si vende me presion të lartë fiskal.
Në vitin 2012 :
Përqindja e presionit fiskal | |
Danimarka | 47,4 % |
Franca | 46,3 % |
Suedia | 45,8 % |
Belgjika | 45.8 % |
Gjermania | 40,4 % |
Mbretwria e Bashkuar | 38,1 % |
Spanja | 32,9 % |
Ndërkohë që për vitin 2014 listën vijon ta kryesojë Danimarka me 47,7 % .
Kjo përqindje është ulur edhe në vende të tjera si Gjermania me 6 %, Zvicra me 14 % dhe Franca me 2,3 %.
Europa qendrore –lindore shifrat më të ulëta të presionit fiskal
Sipas Eurostat taksimi në Europë garanton 40% të GDP-së globale. Janë vendet e lindjes ato që kanë taksimin më të ulët . Lituania, Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe Shqipëria kanë një presion fiskal më të vogël se 30%.
Burimi :
http://www.wallstreetitalia.com/
http://www.buongiornoslovacchia.sk/
http://www.ilquotidianodellapa.it/