Kryeministri italian, Matteo Renzi, po këmbëngul në idenë e një marrëveshje mes publikut dhe privatit për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekonomisë, që sipas tij mund të ketë sukses vetëm falë një recete : Reduktimit të peshës së taksave.
Presidenti i Këshillit të Ministrave zgjodhi Facebook për të konfirmuar se duhet të reduktohet barra fiskale, kjo nisur edhe nga të dhënat e fundit të ofruara nga Istat, sipas të cilave kjo barrë llogaritet në 43.5% në vitjn 2015 (42.9% në neto dhe për bonuset në 80 euro). Sipas programit fiskal për 2016-n do të duhet të zbresë në 42.8% ose me 0.7 pikë përqindje.
Dhe për të treguar se ulja e taksave i bën mirë ekonomisë, Renzi citoi lajmërimin e bërë nga kompania ajrore ‘Ryanair’, e cila ka vendosur që të investojë një miliard euro, pasi mori nga qeveria miratimin për të ngrirë në nivelin 2.5 euro për pasagjerë të tarifës së imbarkimit, si dhe për një trajim më të favorshëm fiskal.
“Reduktimi i taksave jo vetëm që është një masë e drejtë, por është edhe çështje konkurrueshmërie”, shkruan kryeministri italian në statusin e tij. “Këtë e ka treguar edhe marrëveshja me ‘Ryanair’, por ky nuk është i vetmi shembull që mund të sjellë. Pak javë më parë u premtova personalisht presidentëve të Abruzzo e Sardegna që kisha shmangur rritjen e tarifave aeroportuale. E mbajtëm premtimin”.