Një gjykatë italiane paditi dje zyrtarë nga agjencitë vlerësuese Standard &Poor’s dhe Fitch me akuzat e manipulimit të tregut në lidhje me reduktimet ndaj vlerësimeve të borxhit kombëtar të Italisë gjatë krizës së borxhit të eurozonës në vitet 2011 dhe 2012.
Një gjykatë në qytetin e vogël jugor të Trani-t akuzoi gjithashtu dy kompanitë për detyrimin e tyre ligjor në këtë cështje përmes veprimeve të punonjësve të tyre. Gjyqi pritet të fillojë më 4 shkurt të vitit 2015.
Gjykatësi urdhëroi pesë punonjësit aktualë dhe ish punonjësit e Standard&Poor’s dhe një nga Fitch të dalin në gjyq me akuzat se raportet e ndjeshme u publikuan gjatë orëve të tregtimit, duke shkaktuar humbje të rënda ndaj aksioneve dhe tregjeve të obligacioneve.
Fitch shtoi në një raport të veçantë që nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit dhe ishte e bindur se agjencia dhe zyrtarët e saj do të shpallen të pafajshëm në procedurë e sipër.
Hetimi fillimisht përfshiu edhe agjencinë e tretë të madhe të vlerësimit, Moody, por prokurorët më vonë e hodhën poshtë akuzën kundër saj.
Avokatët e agjencive të vlerësimit të kreditit fillimisht vunë në pikëpyetje juridiksionin e gjykatës në Trani, e cila është në rajonin jugor të Pulias, larg nga kryeqyteti italian i Romës apo qendra kryesore financiare, Milano.
Por prokurorët argumentuan me sukses se përderisa raportet janë publikuar jashtë Italisë, çdo gjykatë italiane kishte autoritetin të procedonte një gjykim të tillë.
Cështja ka filluar pasi prokurorët e Trani morrën një ankesë ligjore nga dy grupe të të drejtave të konsumatorit që më parë ishin refuzuar nga gjykatësit në Milano dhe Romë.