Ministri italian i Ekonomisë Pier Carlo Padoan tha të marten se të dhënat e fundit ekonomike gjermane tregojnë se ekonomia e Evropës është shumë më e dobët se sa pritej të ishte gjashtë muaj më parë, dhe sanksionet e mëtejshme ekonomike kundër Rusisë do të përbëjnë ‘problem’ për të gjitha palët.
Padoan nuk ka saktësuar se cilave të dhëna i referohej, por prodhimi industrial gjerman ra me 1.8 për qind në muajin maj, rënia më e madhe e saj në më shumë se dy vjet, treguan të dhënat në fillim të këtij muaji.
Ekonomia gjermane ka gjasa të ketë mbetur ‘në vend numëro’ gjatë tremujorit të dytë, përballë tensioneve politike jashtë vendit, tha të hënën Bundesbank.
Kur u pyet nga gazetarët nëse Italia i frikësohet pasojave të sanksioneve të reja potenciale kundër Rusisë, Padoan u përgjigj: ‘Sanksionet janë gjithmonë një problem për të dy palët, si për atë që është subject i tyre, si për palën që i imponon ato.’