Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Statistikave (ISTAT) doli në shesh një gjendje e rëndë në ekonominë e Italisë. Ekonomia informale dhe veprimtaritë e jashtëligjshme në këtë vend përfaqësonin një shumë të operacioneve ekonomike me vlerë rreth 206 miliardë euro.
Raporti i titulluar “Ekonomia e pambikëqyrur”, vë theksin tek rritja ekonomike gjatë viteve të fundit të ekonomisë informale.
Sikundër sqaroi Instat ajo vlerësohej me rreth 190 miliardë euro në 2013 dhe përbënte rreth 12,9 për qind të PBB-së, kundrejt 11,7 për qind të PBB-së në 2012 dhe 11,4 për qind të PBB-së në 2011.
Pjesa më e madhe e kësaj ekonomie (47,9 për qind) është e përfaqësuar nga të ardhura të pa deklaruara në sektorë të ndryshëm si shërbimet profesionale, ndërtimi, tregtia, transportet dhe hoteleria. Pjesa e dytë më e madhe (34,7 për qind) e kësaj ekonomie është e përfaqësuar nga pasuria e vënë në sajë të punës në të zezë, e treta (9,4 për qind) nga qiratë në të zezë dhe bakshishet dhe e fundit (8 për qind) nga veprimtaritë e jashtëligjshme.