Italia jashtë Botërorit? Ndikimi ekonomik në futbollin italian

13/11/2017 6:56 PM 0 komente

Italia jashtë Botërorit? Humbja 1-0 kundër Suedisë në ndeshjen e parë nuk i shuan shpresat për kualifikimin e italianëve, të cilët duhet t’i mundin suedezët me të paktën dy gola në ndeshjen e kthimit që do të luhet sonte në ‘San Siro’.

“Kam ende besim, duhet të ketë, sepse na mbetet edhe një shpresë”, – tha kapiteni i skuadrës italiane, Gigi Buffon.

Moskualifikimi i Italisë, përveçse ndikimit sportiv, do të kishte edhe pasoja ekonomike në futbollin italian.

Italia jashtë Botërorit Rusi 2018. Fitimet e munguara të Federatës Italiane

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit nga bilanci FIGC (Federata Italiane e Futbollit), kualifikimi në Botëror ka sjellë dhjetëra miliona fitime në arkat e Federatës.

Krahasuar me vitin 2010, për shembull, në vitin 2011, të ardhurat nga sponsorizimet, mes tarifave+royalties (7,7 milionë më pak në vitin 2011) dhe shkëmbimet (2,7 milionë) u ulën me 10 milionë – të gjitha të lidhura me pjesëmarrjen në Botërorin në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Përveç kësaj, në buxhetin e vitit 2011 mungonin rreth 6,9 milionë kontribute nga FIFA, që lidheshin me rezultatet e skuadrës së Marcello Lippi-t.

Në vitin 2014, pavarësisht rezultatit final (eliminimi në fazën e grupeve) FIGC ka fituar rreth 7,8 milionë euro si të ardhura nga FIFA për pjesëmarrjen e ekipit në Kampionatin Botëror 2014 në Brazil. Këto fitime iu shtuan atyre që lidhen me sponsorizimin: krahasuar me 2013, në vitin 2014, FIGC ka regjistruar rreth 2 milionë euro më shumë sa u përket royalties nga sponsori teknik.

Këto, duke mos marrë parasysh shpërblimet që lidhen me tarifat, ose shuma fikse që Puma (si dhe 21 sponsorët e tjerë që lidhen me FIGC) i paguajnë Ligës Italiane të Futbollit.

Nga kjo pikëpamje, vetëm pjesëmarrja në Botëror mund të siguronte më shumë se 10 milionë dollarë. Për kompeticionin e verës së ardhshme, kontributet ekonomike do të rriten në 791 milionë dollarë, 40 për qind më shumë krahasuar me 2014. Pjesa më e madhe, 400 milionë dollarë, do t’u rezervohet 32 skuadrave që do të marrin pjesë në fazën finale në Rusi.

Fitimet variojnë nga 8 milionë dollarë si shpërblim minimal për skuadrat e eliminuara në fazën e grupeve deri në 38 milionë dollarë për skuadrën që do të ngrejë Kupën e Botës, ndërsa skuadra finaliste do të fitojë 28 milionë dollarë; skuadra e tretë, 24 milionë, ndërsa e katërta 22 milionë.

Përveç këtyre kontributeve, çdo skuadër do të fitojë 1,5 milionë dollarë për të mbuluar kostot parapërgatitore; çdo federatë ndër skuadrat e kualifikuara është e sigurt se do të fitojë 9,5 milionë dollarë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz