Banka Europiane Qendrore (BQE) duhet të jetë më e qartë në lidhje me përllogaritjet se shpëtimi i bankës Monte dei Paschi di Siena kërkon më shumë se 8 miliardë euro, ka thënë ministri i Ekonomisë Pier Carlo Padoan.
Banka Qendore Europiane, e cila është dhe autoriteti mbikëqyrës i bankave në Eurozonë, ka deklaruar se Monte dei Paschi di Siena ka nevojë për më shumë se 8.8 miliardë euro për t’u siguruar se mund të mbijetojë në rast se do të ketë krizë financiare.
Banka fillimi pati përllogaritur se do t’i duheshin 5 miliardë euro.
Do të ishte e nevojshme që të kishim më shumë informacion në lidhje me kriterin e përdorur nga BQE-ja që çoi në këtë vlerësim, tha ministri Padoan.
Por, Padoan gjithashtu nënvizoi se vlerësimi i BQE-së nuk mund të sfidohet dhe ka rekomanduar sanksione kundrejt menaxhereve të bankës.
Përkeqësim i përshpejtuar
Banka më e vjetër në botë ka qenë në vështirësi për shtuar kapitalin duke qenë se në librat e saj ka të përfshira rreth 30 miliardë euro kredi të këqija. Njerëzit kanë qenë vazhdimisht duke tërhequr paratë, duke e dobësuar më shumë bankën, shtuar kësaj dhe përpjekjen e dështuar të bankës për të siguruar 5 miliardë euro prej investitorëve privat.
BQE-ja paralajmëroi se likuiditet e bankës po dilnin jashtë kontrollit në atë çfarë ajo e përshkroi si “përkeqësimi i përshpejtuar” në muajt e fundit.
Brishtësia e bankës u vu më në dukje gjatë verës që kaluam kur testi i stresit në të gjithë BE-në e nxori si bankën më të dobët.
Testi, i kryer nga Autoriteti Bankar Europian, tregoi se Monte deri Paschi nuk do t’i rezistonte një krize ekonomike apo financiare.