Hapat e Italisë për të transformuar industrinë e saj të zotërimit dhe menaxhimit të pasurive të patundshme pasqyrojnë ndryshimet e bëra nga Spanja që ndihmuan joshjen e investitorëve të huaj, duke përfshirë Bill Gross dhe George Soros.
Ndryshimet italiane përfshijnë eleminimin e aksioneve maksimale që mund të zotërojë një investitor i vetëm në një REIT(kompani që zotëron dhe shumicën e rasteve operon të ardhurat e prodhuara nga pasuritë e patundshme), i njohur në Itali si një SIIQ, në 60 për qind nga 51 për qind, sipas një dekreti publikuar në buletinin e shtetit në 12 shtator. Ajo gjithashtu po redukton sasinë e të ardhurave të përsëitura të qirasë që kompania duhet të shpërndajë për investitorët në 70 përqind nga 85 përqind.
Ndryshimet e rregullit italian ‘janë të qarta dhe shumë të mirëpritura,’ referoi Aldo Mazzocco, kryeshefi ekzekutiv i Italian i REIT Beni Stabili SpA. ‘Këto janë vendime shumë të rëndësishme që pozicionojnë paralelisht Italinë me tregjet më të mira evropiane të pasurive të patundshme.’