Qeveria italiane ra dakord për një objektiv të deficitit buxhetor prej 2.4% të PBB-së në 2019, të enjten në një veprim që u festua nga udhëheqësit, por që mund t’i sjellë vendit konflikt me Bashkimin Evropian.
Ministri i ekonomisë Giovanni Tria u ‘dorëzua’ ndaj presionit nga dy zëvendëskryeministrat e qeverisë – Luigi Di Maio, kreu i lëvizjes Pesë Yje (M5S) dhe Matteo Salvini, i cili kryeson Ligën e djathtë ekstreme – për të rritur shpenzimet publike, në mënyrë që të paguajnë premtimet për fushatën zgjedhore, si të ardhurat themelore universale, taksat e sheshtë dhe reformat e pensioneve.
Tria, një akademik që nuk është i lidhur me asnjë parti, kishte kërkuar një 1.9% më konservatore për të shmangur shtimin e grumbullit të borxhit të Italisë, i cili aktualisht qëndron në rreth 131% të PBB-së, i dyti më i lartë në eurozonë pas Greqisë. Spekulimet se Tria do të japë dorëheqjen janë mohuar, raporton ANSA.it.
“Ka një marrëveshje brenda gjithë qeverisë për 2.4%, jemi të kënaqur, ky është një buxhet për ndryshim”, tha Di Maio dhe Salvini në një deklaratë të përbashkët.