Italia po planifikon shpëtimin e tre bankave problematike duke përdorur një fond të financuar nga huadhënësit e tjerë për të ndihmuar ‘mbylljen’e mungesës së kapitalit prej të paktën 2.2 miliard euro (2.5 miliardë dollarë), referuan dy burime me njohuri rreth çështjes.
Banka e Italisë ka vënë tre huadhënësit e vegjël – Banca Marche, Banca Popolare dell’Etruria dhe Cassa di Risparmio di Ferrara (Carife) – nën administrim të veçantë pas kontrolleve që zbuluan probleme në llogaritë e tyre.
Mijëra kompani italiane kanë falimentuar gjatë një recesioni trevjeçar që përfundoi në fund të vitit 2014, duke ngarkuar huadhënësit me gati 200 miliard euro në kredi që vështirë të paguhen.
Pjesa më e madhe e 650 bankave italiane janë të vogla dhe përqëndrohen në kreditimin e kompanive. Ato u goditën më së keqi gjatë rënies ekonomike teksa ‘fshirje’ të mëdha të kredisë i ‘zhytën’ në kolpas dhe ‘gërryen’ bazën e tyre të kapitalit.
Në korrik të këtij viti zyrtarë të emëruar nga Banka e Italisë u vunë në drejtim të një totali prej 15 bankash.