Italia “po dhuron” kështjellat, fermat dhe vendet turistike me shpresën se do të nxisë sektorin e turizmit rajonal.
Nëpërmjet faqes së Facebook-ut, Departamenti italian i Infrastrukturës dhe Transportit po dhuron 103 kështjella, ferma në zonat e largëta dhe vende historike, me shpresën e tërheqjes së vizitorëve të huaj dhe turistëve.
Në njoftim thuhet se çdokush që do të marrë një nga pronat në zotërim do të angazhohet në restaurimin dhe rinovimin e pronës, duke shndërruar atë në një objekt turistik.
Projekti ka për qëllim zbutjen e mbipopullimit në zonat më të njohura të Italisë, ku përfshihet Roma, Venecia dhe Firence dhe promovimin e destinacioneve më pak të njohura.
Po planifikohet që të shtohen edhe 200 godina dhe vende të tjera në listë në vitet në vijim.
Përpjekjet për të shtuar turistët në zonat e tjera të Italisë janë rritur.
Në javën që shkoi, një kryebashkiak italian ofronte 2,946 dollarë dhe një javë qira falas për të mbështetur popullsinë në Bormida, një fshat i vogël në Liguria, që është rreth 1 orë e 30 minuta larg Genoas, në veri të Italisë.
Më poshtë janë disa nga pronat në ofertë:
Emilia Romagna Modena Vignola Ciclopista Sole
Basilicata Via Appia Irsina Matera Ex Casa Cantoniera
Basilicata Via Appaia Matera Montescaglioso Grancia San Maria Del Vetrano