Qeveria e kryeministrit italian Matteo Renzi refuzoi ofertën e EI Toëers SpA të Silvio Berluskonit për të blerë konkurrentin e kontrolluar nga shteti, sepse ai e konsideron këtë biznes strategjik.
Qeveria nuk dëshiron të shesë aksionet e saj prej 51 për qind në RAI Ëay SpA ‘duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të infrastrukturës’, sipas një deklarate të ministrisë së zhvillimit ekonomik. Ai përmendi një dekret të shtatorit që i kërkonte transmetuesit shtetëror RAI të mbante të paktën 51 për qind.
EI Toëers njoftuan një ofertë prej 1.23 miliardë-euro (1.4 miliardë dollarë) në kesh dhe aksione për rivalin RAI Ëay. Bashkimi ‘synon të krijojë një operator të vetëm të kullave të transmetimit në Itali,’ tha EL Toëers IE në një deklaratë.
Rregullatori i konkurrencës së Italisë tha të mërkurën se do të shqyrtojë ofertën e EI Toëers për të parë nëse ajo i plotëson rregullat e konkurrencës së vendit.