Italianët janë më të nxiturit nga të gjithë qytetarët europianë për të lëvizur jashtë për punë: 88% e tyre thanë se do të vendoseshin në një shtet tjetër në mënyrë që të gjejnë një punë. Në veçanti, 30% do të preferonin që të punonin në Gjermani, por një në tre italianë kanë vështirësi në gjuhët.
Këto janë rezultatet që dolën nga sondazhi “Pamja e Forcës Punëtore në Europë 2017”, publikuar nga ADP, një kompani ndërkombëtare e menaxhimit të kapitalit human.
Studimi, i kryer në një kampion prej 10,000 punëtorësh në Francë, Gjermani, Holandë, Poloni, Spanjë, Zvicër dhe Mbretëri e Bashkuar, si dhe në Itali, na tregon panoramën e kësaj çështje.
Gjetja më evidente është se ata të cilët kanë më pak mundësi punësimi apo përparimi në karrierë në vendin e tyre të origjinës kanë më shumë gjasa që të marrin në konsideratë shpërnguljen jashtë vendit.
Përgjatë punëtorëve të cilët janë më të prirë që të shpërngulen jashtë janë italianët (88%), pasuar nga polakët dhe spanjollët, (respektivisht 86 dhe 85%).
Në kontrast, punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kanë më pak gjasa që të konsiderojnë shpërnguljen jashtë, respektivisht 43 dhe 46% e atyre që janë përgjigjur).
Dhe cili është destinacioni që ato po mendojnë të gjejnë punë?
Gjermania është në krye të preferencave (30.7% e kampionit), pasuar nga Britania e Madhe (28.4%), Zvicra (22.2%), Spanja (14.5%) dhe Franca (13%).
Pamjaftueshmëria e Italisë për të tërheq punëtor është gjithashtu një fakt interesat: vendi rendit i 13-i si destinacion për gjermanët (3.1%), i pesti për britanikët (4.6%), të cilët do të preferonin më shumë që të zhvendoseshin në Spanjë (12.7%, me shumë siguri për shkak të klimës), e gjashta për zviceranët, të cilët preferojnë më shumë Francën (32.55). Italia ishte vendi i pestë më i preferuar për spanjollët (10.3%), të cilët si vend të parë të preferuar kanë Gjermaninë (35%), dhe të gjashtin më të preferuar kanë Francën (6.5%), të cilët gjithashtu do të preferonin më shumë që të shpërnguleshin në Gjermani (12.1%), ku me shumë siguri do të gjenin mundësi më të mira punësimi.
Po në lidhje me gjermanët? Ata preferojnë Austrinë (12.1%), për shkak të gjuhës.