Ja çfarë nuk thonë kurrë liderët e suksesshëm

12/05/2017 11:42 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fjalët që ju përdorni teksa u drejtoheni punonjësve tuaj, bashkëpunëtorëve në biznes apo klientëve të ndryshëm duhet të jenë të zgjedhura me shumë kujdes, sepse ato mund të përçojnë një mesazh negativ.

Dhe problemi qëndron në faktin se ju as nuk mund ta dini që e keni shkaktuar një gjë të tillë, sepse fjalë të tilla mund të përdoren edhe pa dashje.

Ja se cilat janë ato:

  1. “Nuk mund të bëj asgjë”

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të merrni shërbimin e klientit dhe t’ju thonë: “Na vjen keq, por nuk mund të bëjmë asgjë”? Për të mos thënë asnjëherë, një përgjigje e tillë mund të jepet në raste shumë të rralla. Një shprehje e tillë nënkupton se ju kanë mbaruar të gjitha idetë. Liderët e suksesshëm nuk janë kurrë pa ide, sepse edhe nëse ju si lider do të ishit pa ide, atëherë skuadra juaj do të jetë e pashpresë, pesimiste dhe rrjedhimisht edhe niveli i produktivitet do të jetë shumë i ulët.

  1. “Gjithmonë” dhe “Kurrë”

Shprehjet absolute janë shumë të rrezikshme në përdorim, jo më kot shprehjes së vjetër “Kurrë mos thuaj kurrë” nuk i ikën kurrë koha. Kur bëhet fjalë për procesin e lidershipit, nuk duhet të harroni se punonjësit kanë një kujtesë afatgjatë dhe këto shprehje mund të përdoren në një moment të caktuar kundër jush. Sa më qesharak apo i pavend të jetë komenti juaj, aq më gjatë do të kujtohet ai.

  1. “Jo, sepse….”

Kjo është shprehja tipike që ju etiketon juve si lider negativ, ose me keq si lider që jeni kundër ideve të reja. Një shprehje e tillë do t’ju kthehej kundër, sepse asnjë punonjës nuk do të thoshte që kishte një ide të re për të shprehur, sepse do ta dinte reagimin me të cilin do të përballej.

  1. “A ka kuptim kjo?”

Ju mbase kërkoni konfirmim apo të jeni sa më të qartë, pasi e bëni një pyetje të tillë, por përgjigjja që mund të merrni mund t’ju habisë, sepse kjo është një prej atyre shprehjeve që krijon keqkuptime, sepse interpretohet sikur ideja që ju po prezantoni është fare e pavlefshme.

  1. “Por”

Kjo është një prej atyre shprehjeve që nuk duhet të përdoret, por të nënkuptohet. Liderët e suksesshëm nuk e nisin kurrë një kritikë me një fjalë të tillë, sepse duket sikur të gjithë punën e bërë e hedhin poshtë me një fjalë të vetme. Ata e nisin gjithmonë me një koment pozitiv dhe fjala “por” nënkuptohet nga komentet vijuese, të cilat kanë nevojë për përmirësim.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz