KUFIZIMI i kalorive ka treguar se mund ta zgjasë jetën me deri në 30%. Por, pothuajse të gjitha eksperimentet që përfshijnë reduktim të kalorive të përditshme me të paktën një të tretën në krahasim me normalen është kryer gjatë dekadave të fundit mbis kafshët laboratorike.
Hulumtuesit Luigi Fontana dhe Linda Partridge, që janë studiues në University College në Londër dhe Planck Institute Max për biologjinë e plakjes deklarojnë njëzëri se: ‘Për të ngadalësuar plakjen nuk keni nevojë të reduktoni në mënyrë drastike sasinë komplekse të kalorive.
“Reduktimi i konsumit proteinik, agjërimi sporadik dhe marrja e ushqimit kryesisht në orët e para të ditës lidhur me një përmirësim në cilësinë e dietës kanë efekte të ngjashme me kufizimin e kalorive’.
Rregullat e ndjekura në eksperimentet paraprake mbi njerzit janë katër. E para është reduktimi i proteinave, të cilat ‘duhet të ofrojnë 10-12% të kalorive ditore’, thotë Fontana. E dyta konsiston në agjërimin për dy ditë, jo rresht në javë. ‘Agjërimi nuk duhet të jetë i plotë’, thotë studiuesi.
‘Vullnetarëve tanë i kërkojnë që të hanë vetëm perime të papërpunuara ose të gatuara me disa lugë vaj ulliri, për një total prej 500 kalorish’
E treta është të zëvendësoni shumicën e proteinave shtazore me ato bimore, por pa asgjësuar tërësisht të parën. ‘Proteinat shtazore përmbajnë disa lloje aminoacidesh që rrisin dëmin e prodhuar nga metabolizmi ndaj qelizave. Ndërsa ato të perimeve përmbajnë fibra, të cilat modelojnë triliona baktere që jetojnë në sistemin tonë të tretjes për të reduktuar inflamacionin’. Rregulli i katërt është të koncentronis ushqimin gjatë orëve të para të mëngjesit.
“Vullnetarëve tanë – shpjegon Fontana – i kërkojmë të konsumojnë të gjitha kaloritë e ditës në tetë orë duke filluar nga mëngjesi dhe të darkojnë sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm me perime. Kjo për përshtatur të ushqyerit dhe ritmet periodike prej 24 orësh.
Vetëm në dekadat e fundit njeri ka spostuar ritmet e tij të jetës drejt natës, me efekte negative mbi shëndetin’.