Vjen nga Italia materiali që mat temperaturën dhe transmeton të dhëna në distance: është transparent, punon pa bateri, dhe mund të përdoret në aeroporte në rast të emergjencave të tilla si Ebola apo gripit të shpendëve. Ai është zhvilluar nga grupi i drejtuar nga Gaetano Marrocco i Universitetit të Romës Tor Vergata.
Eksperimentuar në aktivitetet sportive, në mënyrë që të vlerësojë rritjen e temperaturës gjatë ushtrimit, pajisja tanimë gjendet në fazën e finalizimit dhe është bazuar në teknologjinë e identifikimit me radio frekuenca (rfid): si ajo për vjedhjen e dyqaneve përdorur në librat dhe etiketat e veshjeve.
Antena, e kësaj pajisje, mbledh energjinë e nevojshme elektromagnetike për të ushqyer mikroçipin që ndizet dhe, në komandë, kryen leximin e temperaturës së trupit dhe transmeton të dhënat drejt një pajisje pyetësore në një distancë prej dy metrash. Kjo e fundit mund të jetë një lexues portativ, në madhësisë e një mbajtëse celësah, apo një pajisje e ngjashme me ato që gjenden në dyqane për kontrollin e sendeve të blera.