Fjalëkalimi është një ndër pikat kryesore për të cilat çdo kush nga ne duhet të kujdeset. Në ditët e sotme, ku shumica kanë më shumë se sa një adresë e-mail, llogari të ndryshme në rrjete sociale apo edhe të tjera, fjalëkalimi duhet të konsiderohet si një çështje e rëndësishme e të mbrojturit të të dhënave dhe të të treguarit kujdes.
Ekspertët e çështjeve të privatësisë kibernetike sugjerojnë se individët duhet të tregohen të kujdesshëm se çfarë password përdorin.
Sipas tyre, duke u përballur me sfidat e reja të zhvillimit teknologjik dhe si rrjedhojë edhe e piratësisë kibernetike, ja lista e fjalëkalimeve që nuk duhet kurrë të përdoren:
1. Numrat 12345 ose 12345678
2. Emri ose mbiemri juaj (shpeshherë i ndjekur pas nga viti)
3. Datëlindja juaj
4. Password
5. Emrat e fëmijëve, prindërve, të dashurve tuaj
6. Qwerty ( 6 shtronjat e njëpasnjëshme në tastjerë)