Ja pse kjo është java më e rëndësishme e vitit për ekonominë botërore

11/06/2018 9:58 AM 0 komente

Java më e rëndësishme e vitit për ekonominë botërore? Kjo është ajo që strategët e Bank of America Corp. i kërkuan klientëve në një raport para pesë ditëve, sa i përket qëndrimeve presidenciale, tensioneve tregtare dhe takimeve të bankave qendrore.

Secila nga këto tema, raporton Bloomberg sot, ka potencialin për të nxitur tregjet financiare dhe për të formuar opinionin për rritjen globale, pas shenjave që ajo është ngadalësuar në tremujorin e parë.

Pra, ja çfarë duhet të dini për ngjarjet që priten të zhvillohet këtë javë:

E hënë

Investitorët do të kenë shansin e tyre të parë për të gjykuar mbi atë që ndodhi në samitin e liderëve të G-7. Mbledhja përfundoi me presidentin Donald Trump që shpërndau aleatët, nëpërmjet Twitter, duke ‘minuar’ bllokun dhe duke shkaktuar frikë mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare.

E martë

Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të mblidhen në Singapor për takimin e fundit të samitit, që në fakt është takimi i parë i tillë ndonjëherë. Trump javën e kaluar parashikoi “sukses të madh” dhe tha se është e mundur që ai të nënshkruajë një marrëveshje me Kim për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane. Ndërsa në Uashington, qeveria do të nxjerrë një raport mujor mbi inflacionin, i cili do të jetë një matës kyç i ecurisë së ekonomisë së SHBA-s. Legjislacioni i Brexit sakaq, pritet që t’i kthehet House of Commons nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, pasi mori një goditje në Shtëpinë e Lartë të Lordëve, ku u ndryshua 15 herë. Ministrat do të përpiqen të mbulojnë shumicën e këtyre humbjeve, me një kombinim të kompromiseve dhe përpjekjeve për të fituar raundin e ligjbërësve rebelë pro-BE. Në dy ditë debate dhe vota të martën dhe të mërkurën, pyetjet kyçe lidhur më këtë ccështje, është se çfarë lloj votash Parlamenti do të marrë në marrëveshjen përfundimtare Brexit dhe nëse Britania duhet të përpiqet të qëndrojë në një bashkim doganor.

E mërkurë

Rezerva Federale e SHBA-së do të rrisë normën e interesit të saj për herë të dytë këtë vit. Kjo pritet në takimin e ditës së mërkurë. Kryetari i FED, Jerome Powell do të dalë në një konferencë shtypi dhe ai dhe kolegët e tij do të publikojnë edhe parashikime të reja, të cilat mund të tregojnë se ata janë të prirur drejt rritjeve të tjera këtë vit, sipas vendimeve që kanë lënë të kuptohet në mars. Diku tjetër, banka qendrore e Argjentinës pritet të mbajë normën e saj bazë prej 40 për qind, ndërsa përpiqet të stabilizojë peshën.
Gjithashtu ditën e mërkurë, ankandi i borxhit të Italisë do të tërheqë vëmendjen duke i dhënë investitorëve një mundësi tjetër për të reaguar ndaj zgjedhjes së qeverisë populiste dhe premtimeve të saj për rritjen e madhe të shpenzimeve. Rreziqet për letrat me vlerë tashmë janë parë në faktin se midis yield-eve italiane 10-vjeçare dhe ato të Spanjës, është formuar hendeku më i gjerë që nga viti 2012. Sakaq, të dhënat e inflacionit në SHBA do të ndihmojnë Bankën e Anglisë të përcaktojë nëse do të rrisë normat e interesit.

E enjte

Banka Qendrore Evropiane është duke u zhvendosur më afër fundit të programit të blerjes së obligacioneve, ndërsa pikërisht ditën e enjte pritet takimi mes hartuesve të politikave të gatshëm për të mbajtur bisedimet e para zyrtare se si do të vijojë ccështja. Rreth një e treta e të anketuarve në një sondazh të Bloomberg drejtuar ekonomistëve, parashikuan se Presidenti Mario Draghi do të vendosë një datë përfundimi për blerjet sot, ndërsa 46 për qind thanë se do të presë deri në korrik për të zbuluar detajet. Vladimir Putin, presidenti rus dhe Mohammed bin Salman, princ i fuqishëm saudit, takohen në ndeshjen e parë të turneut të futbollit të Kupës Botërore. Takimi mund të ndikojë në tregun botëror të naftës, duke qenë se vjen një javë përpara një takimi të rëndësishëm të OPEC në Vjenë, duke dhënë një shans të minutës së fundit për të dy liderët të nxisin një rritje të mundshme të prodhimit të naftës. Kina do të publikojë sakaq të dhënat e shitjeve me pakicë dhe prodhimit industrial, të cilat do të hedhin dritë mbi fuqinë e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

E Premte

Banka e Japonisë ka të ngjarë ta përfundojë javën aty ku ka filluar, pa shtrëngim të politikës monetare në axhendë. BoJ ende është duke blerë sasi të mëdha të obligacioneve të qeverisë japoneze dhe do të jetë e inkurajuar të vazhdojë të veprojë kështu duke shënuar ende objektivin e inflacionit prej 2 për qind, ndërsa ekonomia u tkurr në tremujorin e parë.
Po ashtu 15 Qershor është afati përfundimtar për Shtetet e Bashkuara të botojë listën përfundimtare të produkteve kineze që i nënshtrohen tarifave prej 50 miliardë dollarësh, të cilat mund të imponohen pak më vonë. Gjithashtu të premten, Banka Qendrore Ruse vendos normat e interesit me ekonomistët që aktualisht janë të prirur drejt asnjë ndryshimi në pikën 7.25 për qind, megjithëse ka një shans për një ulje.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz