Ja se cilat do të jenë disa prej vendeve më të vizituara në 2019

06/12/2018 1:52 PM 0 komente

Të gjithë në shpenzojmë një kohë shumë të madhe deri në momentin që vendosim se cili do të jetë destinacioni ynë i rradhës i pushimeve.

Fatmirësisht, në sajë të listës së publikuar nga ekspertët e National Geographic Traveler, ju nuk keni pse të shpenzoni më kohë në këtë drejtim por vetëm të zgjidhni destinacionin tuaj të preferuar, për 2019.

Destinacionet që ata kanë listuar janë të ndryshme, nga formacionet në Meksikë, tek kështjella mesjetare në Dordogne të Francës, e deri tek gropa e madhe në ngjyrë blu në Belize.

E përfshirë në këtë listë është edhe Groelanda, e cila ofron për të gjithë vizitorët disa prej pamjeve më marramendëse.

Ja lista me 15 prej destiancioneve të përzgjedhura për 2019 nga National Geographic Traveler:

Navajo Nation, Meksikë

E fshehur në shkretëtirën e largët ndodhet një galeri natyrore e formacioneve shkëmbore surrealiste në skajin lindor të Navajo Nation, Meksikë. Sipas National Geographic Traveler, një peisazh i tillë do t’ju bëjë të ndiheni sikur ju jeni i vetmi organizëm i gjallë për kilometra të tërë.

Belize

Sipas National Geographic Traveler, Belize është një prej biodiversiteteve më të rralla në të gjithë botën dhe në të cilën ndodhen edhe në ditët e sotme disa prej sepcieve më të rralla dhe më të kërcënuara për t’u zhdukur. Këtu ju mund të shikoni Gropën e Madhe Blu, pamja e së cilës e parë nga helikopteri është e mrekullueshme.

Kanioni i Lumit Tara, Mal i Zi

Sipas National Geographic Traveler, Mali i Zi duhet vizituar patjetër sepse këtu ndodhet një prej grykave më të thella të Europës, Kanioni i Lumit Tara.

Mali Fanjingshan, Kinë

Ngjitja lart në malin Fanjingshan në Kinë, përshkruhet nga National Geographic Traveler si ngjitja në mes të një deti plot me re. Red Clouds Golden Summit, ruhet si një pasuri kombëtare nga UNESCO.

Dordogne

Rajoni i Dordogne në Francë cilësohet si një prej vendeve më përrallore. Këtë vend e bën akoma edhe më përrallor kështjella Castelnaud e shekullit të 12-të që ndodhet aty.

Galway, Irlandë

Galway, Irlandë, është vendi ideal për “t’u frymëzuar për ide të mëdha”, sipas National Geographic Traveler. Imazhi i mëposhtëm është qyteti William Street.

Polinezia franceze

National Geographic Traveler është shprehur pë Polinezinë franceze se ajo ka ujërat më të qarta që e bëjnë atë një prej destinacioneve më të preferuara për të gjithë zhytësit, sërfisët etj. Ky cilësohet edhe si një mozaik i përbërë prej 118 ishujsh të vegjël.

Groenlanda

National Geographic Traveler e përshkruan këtë shtet si një prej vendeve ku të gjithë vizitorët do të mrekullohen nga pamjet dhe mbi të gjitha nga speciet e rralla që ndodhen aty si arinjtë ploarë, etj.

Lumi Caño Cristales, Kolumbi

Lumi Caño Cristales, Kolumbi, një prej destinacioneve që National Geographic Traveler e cilëson si një prej më të bukurave për 2019.

Canterbury, Zelandë e Re

Rajoni Canterbury në Zelandë të Re, sipas National Geographic Traveler ka disa prej terreneve ende të paprekura edhe në ditët e sotme nga dora e njerit, dhe një prej pamjeve me fantastike për syrin.  Periudha më e mirë për ta vizituar është muaji mars në pranverë.

Pylli Amazon, Peru

Pylli Amazon në Peru mbulon më shumë se gjysmën e territorit të Perusë dhe ka disa prej kafshëve më të rralla në botë.

Perth, Australi

Perth, Australi është një prej qyteteve më të bukura për t’u vizituar sipas National Geographic Traveler.

Mexico City

Kyeqyteti i Meksikës është gjithashtu një prej vendeve që duhet vizituar patjetër gjatë 2019. Kulinaria këtu është shumë e zhvilluar dhe një prej arsyeve kryesore se përse ai zgjidhet si një prej destinacioneve kryesore nga një numër i madh turistësh. Imazhi i mëposhtëm është Pallati i Arteve të Bukura, një prej qendrave më të rëndësishme kulturore në vend.

Maqedoni

Sipas National Geographic Traveler edhe pse Maqedonia nuk ka dalje në det ajo nuk ia ndjen fare mungesën një gjëje të tillë sepse është shumë e pasur me liqene dhe me male.  Imazhi i mëposhtëm është lugina e Pelagonisë pranë Krusevos.

Argjentinë

Ishulli Estados në Argjentinë është një prej vendeve më të bukura për t’u vizituar gjatë 2019, sipas National Geographic Traveler. Ky ishull njihet ndryshe edhe me emrin “Fundi i Botës”, për shkak të pozicionit të tij gjeografik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of