Ja se pse, në fund të fundit, njerëzve u pëlqen të punojnë

17/04/2019 5:44 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse do të fitonit një lotari dhe çmimi do të ishte një pagesë mujore për gjithë jetën, e mjaftueshme për të përmbushur gjithë nevojat ekonomike e të tjera, çfarë do të bënit në 10 vitet e ardhshme, pas një viti pushimesh?

Thuajse 80% do të vazhdonte të punonte. Ky është rezultati i një studimi “eksplorues – eksperimentues” mbi “qëllimin e të punuarit, duke nisur nga njerëzit”, i kryer nga Massimo Bruscaglioni dhe Cristina Cavalieri nga Bruscaglioni Empowerment Risfor Network të specializuar në metodologjitë e trajnimit inovativ dhe fuqizimit të kompanive dhe personave.

Objektivi kryesor i punës ishte zbulimi i kuptimit, arsyen e ekzistencës, që njerëzit i japin punës së tyre në jetë, dhe përtej këtyre, sigurisht nevojat ekonomike. Por studimi synonte që të hetonte marrëdhënien mes njeriut dhe punës, “bashkëjetesën” me punën, raportin individ-punë-kompani.

Psikologu dhe inxhinieri, në vlerësimin e rezultateve të kërkimit, Bruscaglioni është i kujdesshëm, i nxitur ndoshta nga më shumë se 30 vite përvojë në zbatimin në terren të metodologjive për rritjen personale dhe profesionale të personave për zhvillimin e kompanive.
“Nëse rezultati do të mund të përgjithësohej – shpjegon ai – do të ishte e natyrshme të thuhej që njerëzve u pëlqen të punojnë!”.

Kujdesi lind nga numri i kufizuar i intervistave, një pjesë nëpërmjet rrjeteve sociale. Por edhe në këtë qëndron natyra eksperimentale e kërkimit, që si i tillë u hap rrugë zhvillimeve të reja nga ana Risfor Network, që ndër klientët e tij ka emra si Basf, Vodafone, Fca, Intesa Sanpaolo, Inail dhe ndër të fundit Erg, Credem, Carrefour Banca Mps.

Duke iu kthyer rezultateve të mbledhura deri tani, janë më të shumta përgjigjet pozitive se negative ndaj pyetjeve mbi ndjenjën e pëlqimit ose jo në lidhje me punën – 71% ka shprehur “pëlqim ose shumë pëlqim”. Niveli i mospëlqimit është më i ulët, për shkak të kohës së madhe që njerëzit i kushtonin punës.

Shkalla e motivimit

Në analizimin e “arsyes së ekzistencës” së punës në jetën tonë, rezultatet e kërkimit përshkruajnë një lloj shkalle që të sjell ndër mend shkallën e Abraham Maslow mbi nevojat ekzistenciale të njeriut. Duke nisur nga shkalla e parë, nevoja parësore për pavarësi ekonomike, ngjitesh tek shkalla e nevojës për njohje sociale, tek ndjesia për t’u ndier i zënë, për t’u marrë me diçka, e më pas i aftë, i dobishëm për të tjerët.

Më tej është ndjenja për të krijuar vlerë dhe për t’u ndier me vlerë, për të mësuar që të jetosh, të lësh një gjurmë dhe në fund nevoja për të shprehur aftësitë tuaja për të gjeneruar, që manifestohet tek inovacioni.
“Kjo shkallë – shpjegojnë Bruscaglioni e Cavalieri – mund të rezultojë e dobishme si për njerëzit, si për kompanitë, në lidhje me motivimin në punë.

Ndër të tjera, “faktori ‘kuptim’ ashtu si ‘arsyeja e ekzistencës’ së punës në jetën tuaj rezulton i rendësishëm jo vetëm në nivele më të larta të profesionalizmit, por edhe në nivele thjesht operative”.

 

Shkalla e kuptimit:

-Inovacioni dhe gjenerimi
-Lënia e një gjurme
-Të mësosh të jetosh
-Të krijosh vlerë dhe të ndiesh i tillë
-Të mësosh të rritesh profesionalisht
-Të bësh diçka për të tjerët
-Të ndiesh i aftë, duke bërë gjëra të dobishme
-Të ndiesh i angazhuar, i zënë
-Njohja sociale
-Pavarësia ekonomike

 

Puna si lojë

Përqindja e atyre që mendojnë se ka një ngjashmëri të madhe mes punës dhe lojës është e lartë. “Tek të dyja ka rregulla, role, detyra të caktuara për t’u bërë, ndërveprime mes personave dhe grupeve; të dyja kërkojnë angazhim dhe përqendrim për t’i bërë mirë, dhe në rastin e lojës, për ta bërë më argëtuese, shpesh ne hiqemi sikur rezultati është i rëndësishëm, si në punë, duke mos e mohuar megjithatë, seriozitetin tek kjo e fundit”.

Prandaj është më vend të pyesim nëse “ndjenja e përhapur e pakënaqësisë sa i përket rezultateve dhe performancës, presioni i vazhdueshëm, “gjuetia” ndaj gabimeve, mbi të gjitha kur sfidat kërkojnë më shumë energji dhe përfshirje, është mënyra më e mirë për mirëqenien dhe rezultatet”.

Shpesh njerëzit thonë se “puna më mëson të përballem me situata më të ndërlikuara, më jep përqendrim dhe energji, më bën të eci përpara”. Kjo është një pikënisje e mirë, jo vetëm për të t’u thelluar në kërkim por për të vlerësuar zbatimin në praktikë të rezultateve.

*Giuseppe Chiellino
Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of