A e dini se vaji i peshkut mund të ulë stresin ?
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se vaji i peshkut mund të mbrojë nga efekti negativ i stresit në zemër falë acideve yndyrore omega 3.
“Në kohen e sotme stresi është bërë pjesë normale e përditshmërisë, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, prof. Jason Carter, dhe ka shtuar se si me gjithë këtë nuk na shkojnë në favor as shprehitë ushqyese të cilat trupin tonë e vënë nën stres edhe më të madh.”
Në hulumtimin e publikuar në revistën “American Journal of Physiology”, kanë marrë pjesë 67 persona me parametra normal të tensioni. Pjesëmarrësit për 8 javë çdo ditë morrën nga 9 gramë shtesa të vajit të peshkut.
Në fund të hulumtimit shkencëtarët bënë teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e shkallës së tensionit të gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës.
Rezultatet e testit treguan që shtesat reduktojnë nivelin e kortizolit në trup. Rregullojnë nivelin e rrahjeve të zemrës dhe radikaleve të lira, transmeton Koha.net. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt në nivelin e tensionin të gjakut.
Këto rezultatet sugjerojnë që vaji i peshkut ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet dhe redukton efektin e dëmshëm të stresit në organizëm.
Hulumtimet më të hershme kanë treguar që stresi rrit rrezikun nga krijimi i inflamacioneve kronike në trup, të cilat janë një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.