JAGUAR XF SPORTBRAKE

12/02/2018 1:02 PM 0 komente

Qindra kilometra në timon të makinës familjare britanike, e cila konfirmon cilësitë dinamike dhe prirjen për udhëtim të versionit veturë, duke i shtuar një kabinë me hapësire të gjerë dhe funksionale

 

Thuhet se në bagazhin e modelit të rinovuar Jaguar XF Sportbrake, mund të futen 215 topa regbie, ose 194 palë atlete, 664 kaska motoçiklisti, 2.090 syze skish, 27.800 topa golfi dhe 6.500 topa tenisi: se sa futen dot në të vërtetë, do të na e tregojë qendra jonë e provave. Ndërkohë, në pritje për të matur kapacitetin e vërtetë të bagazhit, krijuam një ide lidhur me cilësitë dinamike të makinës familjare angleze.

Dihet se makinat Jaguar kanë një reputacion për të ruajtur, kur është fjala për të përshkuar trajektore dhe për të përcjellë ndjesi të këndshme jo vetëm për ata që janë në timon, por edhe për pasagjerët. Për të filluar, është mjaft e qartë se në Coventry, kanë gjetur, ruajtur dhe kaluar edhe tek ky model, një ekuilibër të caktuar midis dinamikën së drejtimit dhe komfortit, edhe në rastin kur, sikurse në makinën që u provua, disqet e vendosura ishin opsionale 20 inç. Kështu, edhe kur je i zënë me timonin, për saktësinë, gatishmërinë dhe progresivitetin e të cilit, ka pak ose aspak vend për kundërshtim, zbulohet se XF Sportbrake shfaqet mjaft efikase, edhe në ndihmë të parregullsive të sipërfaqeve rrugore.

Duhet thënë se makina është e pajisur me suspensione mjaft të sofistikuar: një katërkëndësh i dyfishtë tek aksi i përparmë dhe një multilink me katër leva e gjysmë pas, të gjitha me aliazh të lehtë, ku, papritur debutojnë susta pneumatike që kompensojnë ngarkesën, duke mbajtur strukturën vazhdimisht të niveluar.

VIRTYTI I EKUILIBRIT

Motori me katër cilindra turbodiesel, që ndodhet në kofanon e modelit XF Sportbrake, të provuar në Portugali, është ai i njohuri Ingenium 2.0 litra, 180 kf: një njësi motorike e ekuilibruar, që nuk duket asnjëherë e vogël, edhe pse në një trup makine, ndonëse alumini, të gjatë gati pesë metra. Makina angleze ja del mjaft mirë edhe në rrugët dredha-dredha, apo pak të shkelura e të papastra, duke i përballuar në mënyrë të sigurt.

Lëvizja është e rrjedhshme, e rregullt dhe pa pengesa, me motorin që ndihmohet mjaft mirë nga transmisioni, që i është besuar të mirënjohurit dhe të vlerësuarit kambio ZF me tetë marshe, me konvertues momenti përdredhës. I rehatshëm pothuajse kudo, ai jep më të mirën në autostradë: me shpejtësi bazë, katërcilindërshi punon i heshtur, nuk ndihen fërshëllima dhe as shumë zhurma nga rrotullimi i gomave, në rast se nuk udhëtohet në asfalte të parregullt dhe shumë të ashpër. Nëse kjo ndodh, nuk është dhe aq keq gjithsesi, sepse impianti audio i nënshkruar Meridian, i jep fund çdo vuajtjeje.

 

Në këto foto, duket pjesa e brendshme me R-Sport, me tapiceri lëkure opsionale. Më poshtë, ekrani 10,2 inç i sistemit infotainment InControl touch pro, i cili përfshin gjithashtu disa komanda të klimatizatorit

Në debutim dhe gjatë muajve të parë në treg, Jaguar XF Sportbrake, do të jetë në dispozicion vetëm në variantet me katër rrota aktive dhe me motorë diesel 2.0 prej 180 dhe 240 kf

 

BAGAZHI

DY METRA KATROR

Sipas Jaguar, sipërfaqja e bagazhit të modelit XF Sportbrake, është dy metra i gjatë dhe një metër i gjerë (në pikën më të ngushtë). Kapaciteti i deklaruar i tij është 565 litra në konfigurimin me pesë vende (këtu më poshtë) dhe arrin vëllimin 1.675 litra me mbështetëset e pasme të ulura (foto poshtë). Dera e pasme ngrihet në mënyrë elektrike, edhe duke afruar njërën këmbë tek dy anët e pasme.

 

25D AWD

Të dhënat e deklaruara

Motori

•4 cilindra turbodiesel
•Cilindrata 1.999 cm3
•Fuqia maksimale 132 kW (180 kf) në 4.000 xhiro/min
•Momenti përdredhës maks. 430 Nm nga 1.750 në 2.500 xhiro/min

Transmisioni

•Traksion integral
•Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

•0-100 km/h 8,9 s
•Konsumi mesatar 20,0 km/l

Përmasat dhe pesha

•Hapi 296 cm
•Gjatësia 496 cm
•Gjerësia 199 cm
•Lartësia 150 cm
•Pesha 1.770 kg

Çmimi

•58.840 €

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz