Është ndoshta një nga shtetet më pak të njohur të Meksikës, frekuentuar pothuajse ekskluzivisht për plazhet e Puerto Vallarta dhe arkitekturën dhe monumentet e kryeqytetit të saj Guadalajara. Megjithatë, krenaria dhe identiteti i meksikanëve janë ‘farkëtuar’ pikërisht këtu në shtetin e Jalisco, i cili i dha jetë tre lavdive kombëtare për të cilat Mexico është sot e famshme në mbarë botën. E kanë pikërisht këtu në fakt origjinën tequila, praktika e ‘charreria’ (përzierje e rodeo dhe versionit meksikan të luftës së demave) dhe mariacët, një markë unike dhe e prodhimit te vendit.
Dhe nuk bëhet fjalë sigurisht për ndonjë trashëgimi të largët: në Guadalajara nuk është e pazakontë që të përballesh në të nëjtën kohë me të tre këto simbole të kulturës meksikane, duke u nisur nga plaza de los mariachis (sheshi i mariacëve), vend turistik dhe tepër tërheqës, ku ju mund të dëgjoni performancat e individëve dhe grupeve muzikante, të cilat më pas mund të ‘merren me qera’ për të kënduar një serenatë në shtëpi ose për të performuar në një parti.
Kuriozitet për turistët, por edhe një praktike ende shumë e përhapur në mesin e banorëve të qytetit, të cilët shpesh takohen në muzg në shesh për të zgjedhur mariacin e tyre dhe për të rezervuar shërbimet. Mariaci, ashtu si dhe ‘charro’ është një figurë e rëndësishme në traditën meksikane, dhe të dyja janë të lidhura ngushtë. Muzika tradicionale e ‘charreadas’, konkurse ku kalorësit konkurrojnë në testet e hijeshisë dhe aftësive në artin e kalerimit, duke hedhur lakun dhe zoteruar dhe ngarë kafshet e egra, kryhet në të vërtetë nga vetë mariacët.
Edhe rrobat janë të ngjashme, edhe pse këto të fundit kanë më shumë ngjyra dhe kane me shume zbukurime, përvecse shoqërohen padyshim me instrumentin e tyre muzikor.
Mariacët më të mirë dhe ‘charros’ më të mirë nga e gjithë bota mblidhen në Guadalajara për këtë ngjarje, e cila përfshin koncerte dhe një paradë të madhe nëpër rrugët e qytetit të vjetër.
Për pak relaks pas performancës, e cila zgjat disa orë, apo edhe vetëm për të shijuar lavdinë e tretë kombëtare, është ideale që pas kësaj të konsumoni disa tequila të pa shijuara më parë në një nga baret aq te ‘ngrohte’ në qendër të qytetit.