Janar- Prill 2013, sigurimet ulin ritmin e rritjes, shkak luhatjet e forta të tarifave

24/05/2013 14:05 0 komente
17899934.cms

17899934.cms

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 2,781 milionë lekë, ose 3.87% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-prill 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 308,449 me një rritje prej 3.38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.90% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.55% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.55%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 55.71% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 44.29% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 844 milionë lekë ose 21.03% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 1,225 milionë lekë, ose rreth 4.48% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2013, pati rritje prej 2.91% të volumit të primeve të shkruara bruto, po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 44.29% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2013 pati një ulje prej 2.45% të volumit të primeve të shkruara bruto dhe po kështu u ul dhe numri i kontratave me rreth 29.59% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2013 pati rritje me 12.85% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-prill 2012. Gjithashtu edhe numri i kontratave u rrit prej 12.90%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 1,540 milionë lekë, ose 2.38% më shumë se në periudhën janar-prill 2012. Ndërsa ulje pësoi numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 14.17% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-prill 2013, patën rritje me rreth 0.36% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2013, siguruan rreth 786 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 74.37% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.81% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2013, ndihet një rritje prej 7.70% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 10.59% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2013, arritën në rreth 231 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.76% në krahasim me periudhën janar-prill 2012. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e sëmundjeve me 57.13% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2013, arritën rreth 321 milionë lekë, ose rreth 12.55% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2013 u ulën me rreth 21.03% krahasuar me periudhën janar-prill 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 714 milionë lekë, apo 84.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

http://amf.gov.al/foto/864.jpg

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.