Kishte ardhur koha të ndodhte. Një hotel me staf me robotë u hap të premten më 17 korrik në Japoni, vendin lider botëror i robotëve.
I quajtur Henn-na ose “Hoteli i çuditshëm”, ai është i vendosur në Sasebo, një qytet në jugperëndim të prefekturës së Nagasakit.
Në recepsion gjendet një robot që duket si një grua – por që flet japonisht. Një tjetër duket si një dinozaur që flet anglisht.Roja robot kujdeset për valixhet dhe mysafirët. Kjo është pamja që të pret sapo hyn në hollin e këtij hoteli.
Nëpër dhoma, një robot portier i ulur në tavolinën afër, i gatshëm “për të pranuar pyetjet”.
Japonia i konsideron robotët jetikë për zhvillimin e saj ekonomik dhe është vend ku mund të gjesh shumëllojshmëri të tyre.
Ka robotë emocionalë, robotë mësimi, si dhe robotë që shpëtojnë jetën.
Kundrejt të mirave, sigurisht robotët kanë edhe anën negative – ata mund të rrezikojnë vendin e punës për njerëzit.
Ky hotel u hap më datën 17 korrik të këtij viti. Ai ka një kapacitet prej 72 dhomash që në fazën e parë të ndërtimit, por që planifikon të hapë 144 të tilla. Çmimi për një dhomë nis me 73 dollarë.