Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2014 me Diasporën shqiptare në Izmir- Turqi, e kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Ramadan Hasani, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës u takuan me shoqatën e shqiptareve “Çamëria” në shkollën e Gjuhës Shqipe në Izmir.
Delegacioni i Kosovës u prit nga Huseyin Bayru, Kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Izmirit tha se në kuadër të shoqatës ekziston edhe shkolla për gjuhën shqipe më shumë se 40 nxënës të moshave të ndryshme, ben të ditur Telegrafi.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ndihem tepër i nderuar dhe i respektuar në mesin e vëllezërve dhe motrave të trojeve shqiptare.
“Duhet të ndiheni veten shumë të fortë sepse për Ju tash do të kujdeset edhe Shteti më i ri në Europë, shtetin e juaj Kosova e cila ju mirëpret dhe ju fton që te vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkë investitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin e etërve të juaj”, theksoi Shahini.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.