Monedha vendase e mbylli javën me një dobësim ndaj dollarit, ndërsa u forcua ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e premte euro u kuotua në nivelin e 136.94 lekë, me një rënie prej 0.05 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ndaj dollarit, leku vazhdoi të zhvlerësohet edhe ditën e premte. Dollari u kuotua në 111.60 lekë në raport me lekun, me një vlerësim prej 0.6 lekë, në raport me ditën e enjte. Dobësimi i lekut ndaj dollarit është vërejtur gjatë gjithë javës, ndërsa ndaj euros u dobësua lehtësisht vetëm gjatë ditës së enjte.
Dollari Amerikan USD 111.60 +0.6
EURO EUR 136.94 -0.05
Poundi Britanik GBP 174.08 + 0.33
Franga Zviceriane CHF 114.03 0.00
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.