Monedha vendase ka shënuar rritje ndaj euros pothuajse gjatë gjithë kësaj jave, me përjashtim të të premtes, kur shënoi një zhvlerësim fare të lehtë.
Të enjten, monedha vendase arriti në nivelin më të ulët të vitit 2014, në 139.41 lekë , sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Të hënën, një euro këmbehej me 139.91 lekë.
Monedha vendase ka shënuar rënie për 10 ditë radhazi, periudha më e gjatë këtij viti që leku mbiçmohet.
Janë dy arsyet e kësaj tendence:
-Së pari, euro në tregjet ndërkombëtare është dobësuar ndjeshëm. Të premten dollari fitoi 0.1% në $1.3448 për euro, pasi avancoi $1.3438 dje, niveli më i lartë që nga 21 nëntori i vitit të kaluar. euro u dobësua, pasi të dhënat e besimit të biznesit gjerman shënuan një ecuri më ët keqe sesa pritej.
-Së dyti, në tregun e brendshëm ka filluar efekti sezonal, si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve dhe të hyrave nga turizimi. Megjithatë, vitet e fundit, efekti sezonal nuk ka qenë shumë i fortë, për shkak të tkurrjes së vazhdueshme tëtë ardhurave që emigrantët sjellin në atdhe, kur vijnë me pushime.
Aktorët e tregut pohojnë se nuk pritet ndonjë rënie e mëtejshme e ndjeshme e euros në tregun vendas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.