Sipas legjendave, vampirët dhe krijessat gjysmëm ujk gjysëm njeri rrinë zgjuar gjatë netëve të hënës së plotë. Por jo vetëm ata: të gjithë ne, në bazë të hulumtimit të fundit, ne jemi të kushtëzuar nga hëna e plotë dhe priremi të pushojmë më pak dhe më keq, kur hëna është në lavdinë e saj të plotë. Studimi më i ri mbi këtë temë vjen nga Universiteti i Gothenburg, Suedi, ku Michael Smith u përpoq të regjistrojë për disa netë karakteristikat e gjumit dhe aktivitetin e trurit të 47 vullnetarëve të rritur. Rezultatet tregojnë se plotësia e hënës redukton kohën e gjumit përreth 20 minuta, duke e vështirësuar edhe më shumë të rënit sërish në gjumë.
Rezultatet shkojnë paralel me ato të një studimi zviceran një vit më parë, sipas së cilit gjatë hënës së plotë mundohemi pesë minuta më shumë se zakonisht për të na zënë gjumi dhe mbi të gjitha faza e gjumit të thellë reduktohet me 30 për qind. Si për të mos mjaftuar, cka përkon me hënën e plotë është edhe ulja e niveleve qarkulluese të melatoninës, hormoni që nxit plogështinë, dhe vullnetarët që morrën pjesë në studim raportuan gjithashtu se kanë fjetur më keq.
«Deri më sot askush nuk ka qenë në gjendje të sqarojë ndikimin e hënës së plotë tek gjumi – thotë Lino Nobili, koordinator i Qendrës për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit në spitalin Niguarda, në Milano. Fakti që ne nuk mund të shpjegojmë se pse, pse, nuk do të thotë se dukuria nuk ekziston, edhe pse studime të mëtejshme nevojiten për ta karakterizuar më mirë atë». Mbetet për të kuptuar se kush është ‘sinkronizatori ‘ hënor që ne arrijmë të ndiejmë: kemi receptorë që dallojnë dritën ehënës nga ajo e dilellit? Jemi të ndjeshëm ndaj tërheqjes gravitacionale që ushtron sateliti, sikur tek ne të krijohej pak një ‘rrymë e brendshme’? Për momentin është akoma e vështirë ta themi dicka të tillë.