Paundi britanik shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrej dollarit dhe aksionet ishin pothuajse në nivele shumë të ulëta duke qenë se investitorët janë në pritje të konferencës së Kryeministres britanike, Theresa May, e cila do të bëjë të ditur planet në lidhje me daljen nga BE-ja dhe shqetësimet mbi humbjen e aksesit në tregjet e saj.
Sipas informacioneve të nxjerra nga zyra e saj e shtypit, May do të deklarojë më vonë gjatë ditës se Britania nuk është në kërkim të një marrëveshjeje që t’i japë asaj vetëm 50 për qind akses, duke e lënë kështu gjysmën tjetër të Britanisë jashtë. Ajo do të bëjë të ditur 12 prioritet dhe do t’ja prezantojë ato bllokut të BE-së.
Sterlina ishte në nivelin e saj më të ulët, më i ulëti që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ajo u këmbye me 1.2070 sterlina për dollarë amerikanë.
Monedha euro u këmbye me 1.0642 euro për dollarë amerikanë.
Monedha që shënoi rritjen më të lartë sot ishte jeni, i cili fitoi pikë kundrej dollarit, euros dhe sterlinës.
Ndërkohë dollari ra me 0.3 për qind kundrej jenit, duke u këmbyer me 113.790 dollarë amerikanë për jen.
Dollari australian shënoi rritje mëngjesin e sotëm. Ai u rrit me 0.3 për qind në 0.7499 duke iu afruar niveli të tij më të lartë prej 0.7519 dollarësh.
Ari u tregtua me 1.206.70 dollarë amerikanë për onz, duke lënë pas nivelin e tij të lartë prej 1.207.86 që shënoi një ditë më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.