Marrëdhëniet tona me gjumin varen nga gjenet. Studimi, i cili e bëri publik këtë fakt, i publikuar në Molecular Psychiatry kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut dhe nga studiuesit gjermanë, tregon se zakonet e gjumit që lidhen me orën e zgjimit, sa orë flenë etj., varet nga gjenet.
Për këtë u morën në studim mbi 10.000 njerëz të cilët i janë nënshtruar testimit gjenetik, nëpërmjet një pyetësori në lidhje me orarin e zgjimit në një ditë pushimi.
Studimi tregoi se jo-bartësit e gjenit të gjumit flinin mesatarisht tri orë më pak se sa të tjerët dhe bartësit kanë një nevojë fiziologjike për të fjetur të paktën gjysmë ore më shumë në natë, në krahasim me mesataren prej tetë orësh të rekomanduara nga mjekët për një pushim të shëndetshëm.
Por sipas disa ekspertëve, është shumë herët për të nxjerrë konkluzione përfundimtare, sepse shumica e sëmundjeve shkaktohen nga variante të shumta gjenetike dhe jo nga një ndryshim i vetëm.