Pra, ju jeni shefi. Pak rëndësi ka nëse jeni në krye të një departamenti të vogël apo i së gjithë kompanisë, ju merrni me seriozitet përgjegjësitë tuaja.
Punët po shkojnë mbarë, por ju pyesni veten nëse jeni një shef i mirë. Nuk është gjithnjë e lehtë ta thuash. Ka mjaft shefa popullorë dhe të dashur që në fakt nuk janë dhe aq të aftë në punën e tyre. Por ka edhe shefa që janë mjaft të ashpër në punën e tyre, të cilët arrijnë rezultate të mira, por nuk janë edhe aq të zotë në komunikim.
Si të kuptoni që jeni një shef i mirë?
1.Ju bëni pyetje të mira
Një drejtues i mirë bën pyetje. Ju rregullisht pyesni punonjësit tuaj për njohuritë dhe opinionin e tyre. Ju i pyesni ata se si po shkojnë punët.
2.Ju nxisni llogaridhënien – duke nisur së pari nga vetja!
Ju jeni i përgjegjshëm dhe ju prisni të njëjtën gjë nga punonjësit tuaj. Ju jepni një shembull të mirë për punonjësit tuaj duke qenë të përgjegjshëm,
3.Ju investoni në suksesin e tyre
Sigurisht që ju shqetësoheni për suksesin e kompanisë suaj, por një shef i mirë interesohet edhe në suksesin e punonjësve. Dhe jo vetëm në punë, por edhe në jetë. Ju i inkurajoni punonjësit tuaj të investojnë te vetja, për të arritur më shumë, dhe nëse është e nevojshme i nxisni të ecin përpara, edhe nëse bëhet fjalë për një mundësi tjetër pune.
4.Ju qeshni me punonjësit tuaj
E qeshura bën mirë për shpirtin, sidomos në punë. Një shef i mirë ka sens humori dhe e vlerëson një shaka të mirë.
5.Ju falënderoni punonjësit tuaj
Ju pranoni që është bërë një punë e mirë dhe jeni falënderues. Një shef i mirë merr kohë dhe dëgjon gjithë punonjësit e tij, i falënderon, kupton performancën e tyre dhe këshillon se çfarë duhet të përmirësojnë. Punonjësit kanë nevojë të ndihen të vlerësuar – kjo është shumë e rëndësishme.
Burimi: Inc