Një fazë në Tokën e Shenjtë, përkon me festimet e tri feve. Mes ceremonive të shenjta dhe surprizave
Në sfondin e një numri të madh vizitorësh dhe pelegrinësh, por edhe kufizimesh të vendosura nga përforcimi i rrjetit të sigurisë izraelite – duke filluar me mbylljen e portave me Territoret palestineze – në Jeruzalem, ritet e Pashkëve të judenjve dhe katolikëve kanë hyrë në një fazë vendimtare. Bashkuar këtë vit nga një afërsi e pazakontë, më pak se shtatë ditë nga përvjetori i madh i ceremonive respektive fetare.
Për hebrejtë janë ende ditë feste për ‘Peccach’, që katolikët – qoftë të krishterë apo ortodoksë- festojnë të dielën. Kjo është arsyeja se pse ritet në qytetin e vjetër marrin një intensitet dhe pjesëmarrje të vecantë. Rite që fillojnë me Via Crucis Via të së Premtes së Shenjtë në Via Dolorosa, në SABT el Nour, ceremoninë e Z+jarrit Në Varrin e Shenjtë, të shtunën dhe të dielën me Festën e ringjalljes.
Shtigjet e qytetit të vjetër janë pushtuar nga besimtarët dhe pelegrinët, por edhe me aromat që kanë aftësi të trullosin turmën që ‘valëzon’ prapa flamujve të ngjyrosur të guidave që flasin një mori gjuhësh. Aromat e kanellës, mollëve, mjaltit, çokollatave që vijnë nga furrat e vogla pushtojnë rrugicat dhe duket se ngecin mbi mallrat që ‘dynden’nga dyqanet e vegjël.
Por në qoftë se për disa orë doni ti shpëtoni ritmeve të ‘miljes së shenjtë’ …
Kjo është koha e duhur për të shkuar në tregun e madh të mallrave të freskëta të Jeruzalemit, një përvojë nuhatëse e vështirë për tu harruar. Në dy degët e mëdha të tregut do të gjeni çdo gjë që mund ta përtypni me kënaqësi.
Izraeli ka ndalur prej kohësh së qeni vetëm një vend me pemë ulliri dhe qitro, bujqësia moderne prodhon fruta dhe perime të cilësisë më të lartë, sezoni i pranverës, dhe gati verës, në pjesën më të madhe të vendit ndihmon shumë.
Në treg ka erëza, perime dhe peshk pa fund. Buka është nga produktet më ‘tërheqëse’. Ka dhjetra lloje të ndryshme të bardhë, integrale, me arra, me kumbulla ose rrush të thatë.
Fruta, pa fund. Peshku arrin në agim nga Acre ku është ende aktive një prej flotave më të vjetra në Tokën e Shenjtë.
Të gjitha bankat e tregtarëve ekspozojnë vërtetimin kashrut (sipas ligjit të dietës judaike) që dëshmon për cilësinë ‘kosher’ të produkteve. Në bankat me peshk mos këkroni asnjë butak, karkaleca ose midhje. Jovertebrorët nuk janë ‘kosher’. Por në qoftë keni etje tentoni të provoni lëngun e shtrydhur të shgës. Dhe shumë më shumë ju prêt…