Ajri i freskët i fshatit i bën mirë humorit dhe organizmit tuaj dhe, në kundërshtim me atë që ndodhte një herë e një kohë kur fytyrat e grave të zonave rurale ishin më të lodhura se fytyrat e tejdukshme të zonjave të qytetit, ndihmon gjithashtu të plakeni më mirë dhe më ngadalë, duke qenë një aleat i fortë i lëkurës. Vetëm hidhini një sy grave që jetojnë në zonat urbane dhe atyre që jetojnë jashtë dhe krahasoni lëkurat e tyre. Merrni 200 gra të cilat jetojnë të shpërndara në të gjithë qendrat urbane dhe zonat rurale, mes moshës 30 dhe 45 vjecare, me të njëjtin stil jete dhe të njëjtat afate kohore të ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet të diellit dhe do të shihni në fakt që ‘qytetaret’, do kenë një lëkurë më të mplakur.
Dhe sikundër ka zbuluar një studim I kryer nga Ëei Liu, dermatolog i spitalit China Air Force Hospital në Pekin në të cilin ai ka dashur të zulojë se sa ndikon në fakt ndotja atmosferike në përshpejtimin e plakjes së epidermës dhe se sa ndikon në mirëqënien e kësaj lëkure zonat rurale. U konstatua se zonjat e qytetit, duke qenë mesatarisht më pak të ekspozuara ndaj diellit, dukeshin më të vjetra dhe se në veçanti shkalla e plakjes së lëkurës së tyre ecte më një shpejtësi më të lartë se 10 përqind në krahasim me zonjat e fshatit.
Ekipi i Pekinit ka identifikuar saktësisht 224 komponentë kimike të pranishëm në ndotjen urbane që krijon dëme të lëkurës. Substancat e dëmshme krijojnë inflamacion, pengesa dhe dëmtojnë elasticitetin. Pluhuri dhe papastërtitë e ajrit të ndotur të qytetit depozitohen në lëkurë duke formuar një shtresë që pengon oksigjenimin e lëkurës dhe agjentët ndotes ndryshojnë përbërjen e lëkurës dhe shtresa e cila shërben si një shtresë mbrojtëse, duke i ulur efikasitetin. Si përfundim ekziston dëmi prodhuar nga radikalet e lira, të cilat janë të pranishme në përqendrime të larta në zonat shumë të ndotura.