Një studim holandezo-amerikan shqyrton 37 hulumtimet e mëparshme dhe arrin të krahasojë të mirat e kësaj teknike orientale me ato të siguruara nga sporte më të fuqishme
Yoga ka të njëjtat efekte të dobishme me shumë aktivitete të tjera fizike, përfshirë edhe ato më sfidueset: këtë e dëshmon një studim holandez dhe (nga Qendra Universitare Erasmus Medical në Roterdam dhe Shkolla e Harvardit të Shëndetit Publik në Boston) amerikan publikuar në European Journal of Preventive Cardiology, të cilët arritën në këto përfundime të përbashkëta pasi kryen rishikimin e 37 studimeve të mëparshme kryer mbi 2768 individë.
Arsye jo krejtësisht të qarta
Ata që preferojnë aktivitet më të qetë dhe soditës të tilla si yoga, e cila sërish mbetet gjithmonë një aktivitet fizik, atëherë e dinë se përfitimi është i konsiderueshëm, deri sa arrin të krahasohet me përfitimet e sjella nga disiplina më të fuqishme, të tilla si çiklizmit apo ecja e shpejtë . Kjo praktikë me kosto të ulët (e cila nuk kërkon ndonjë pajisje) konfirmohet pra e dobishme në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe në sindromin metabolik, por edhe në qoftë se prova e efekteve të dobishme të yoga në shëndetin kardiovaskular janë gjithmonë e më të rëndësishme, ‘mbetet ende i mjegullt shpjegimi fizik i këtyre efekteve’, sikundër vëren autori i studimit Myriam Hunink.